Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NDESHTRÁSH/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. kryes. sh. Ngjarje a ndodhi të paparashikuara në jetën e punën e përditshme të dikujt, të papriturat që ndesh njeriu gjatë jetës. Ndeshtrashat e jetës.
2. Hall, problem. Me një ndeshtrashë të madhe mbi krye.
3. Shenjë, e cila, sipas besëtytnive, lidhet me diçka të mirë a të keqe që do të ndodhë; fat i mirë a i keq që e pret dikë sipas besëtytnive. Ndeshtrashë e zezë. Ka lindur në ndeshtrashë. Ia blej ndeshtrashën dikujt ia zbuloj planet, qëllimet.
4. Urim, ogur; fat. Ndeshtrasha e mirë! Kam lindur me ndeshtrashë.
✱Sin.: ngjarje, ndodhi, e papritur, peripeci, shenjë, fatbardhësi, fat.
NDODHÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Diçka që ka ndodhur me të vërtetë, ngjarje; fakt nga jeta e përditshme. Ndodhi interesante. Mes ndodhisë dhe legjendës. Ndodhitë e fundit. Ndodhitë e rastit. Ndodhi të paharruara.
2. Tregim i shkurtër; përrallë me temë nga jeta e përditshme. Ndodhi tërheqëse. Sajonte ndodhi. I pëlqenin ndodhitë. Ndodhitë e përzgjedhura për botim.
✱Sin.: ngjarje, gjë, ndeshtrashë, e ngjarë, ndodhje, mesele, vaki, lashtërishte, rast, veprim, dukuri, tregim, përrallë, histori, episod.
NGJÁRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Diçka e veçantë që ka ndodhur ose që mund të ndodhë në rrjedhën e jetës; dukuri e jetës së shoqërisë ose të njeriut; ndodhi. Ngjarje e gëzuar (e hidhur). Ngjarje e madhe (e rëndësishme, e shënuar). Ngjarjet politike (ndërkombëtare). Ngjarjet e fundit. Ngjarje me rëndësi historike. Zhvillimi i ngjarjeve. Rrjedhja e ngjarjeve. Në dritën e ngjarjeve të fundit. Ngjarjet rrokullisen (rrjedhin) me shpejtësi. Tregon si rrodhën ngjarjet. Ardhja e tij në fshat përbën ngjarje.
2. drejt. Fakt që lidhet me një krim, me një fatkeqësi etj. Ngjarje e jashtëzakonshme. Në vendin e ngjarjes.
✱Sin.: ndodhi, e ngjarë, eveniment, ndeshtrashë, rrurëz, veprim, rast, dukuri, rrethanë, tregim, histori, shkak, vaki, vepër, gjë, shenjë, çështje, emnesë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë