Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ndajthith”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ADSORBON

ADSORB/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR kim., kal., vet. v. III Ndajthith. Adsorbon molekulat (atomet). Adsorbon oksigjen. Disa metale adsorbojnë gazra. Në paketimet ushqimore përdoren materiale që adsorbojnë lagështinë për të parandaluar prishjen.

NDAJTHITH

NDAJTHÍTH vep., ~I, ~UR kim., kal., vet., v. III Thith (një trup i ngurtë) në sipërfaqen e vet pjesëza gazi, avujsh ose lëndështretura. Ndajthith një gaz. Aftësia e qymyrit për të ndajthithur. Ndajthith papastërtitë.

NDAJTHITHJE

NDAJTHÍTHJ/E,~A f., kim. Veprimi kur një trup ndajthith ose kur një lëndë ndathithet; thithje e një lëngu, gazi apo lëndetretur nga një lëndë e ngurtë, që çon në një përqendrim më të lartëlëndës; lidhja e një lëndengurtë me një gaz apo me një avullprek sipërfaqen e saj.

THITH

THÍTH vep., ~A, ~UR kal. 1. Tërheq me buzë ose me hundë një lëng a diçka tjetër; e pi diçka duke e tërhequr me buzë; fut thellë derimushkëri ajrin, tymin etj., duke marrë frymë me gojë a me hundë. Thith qumështin (verën). Thith palcën nga kocka. Thith ajërpastër. Thith cigaren (duhanin, tymin). Thith çibukun. Thith burnotin. Foshnja thith gjirin (sisën) foshnja pi qumësht nga nëna. Shushunjat thithin gjakun. Thith thellë. Thith pak raki me hundë (kur dikush ka rrufë).
2. Tërheq dhe nxjerr me pompë a me një pajisje tjetërposaçme lëngun, gazin, pluhurin etj. që gjendet brenda diçkaje. Thith ujin me pompë. Thith avujt (gazin). Thith pluhurin.
3. E fut një lëng, nxehtësinë etj. në brendësi, e tërheq diçka dhe e mbaj brenda vetes, e përthith; e marr, e pi (zakonisht ujin). Rrobat kanë thithur ujë (lagështirë). E thithi ujin toka. Thith ngrohtësinë (avujt, rrezet). E thithi me leckë.
4. fig. E përvetësoj diçka, e bëj timen; i marr a i rrëmbej gjithçka, nuk i lë gjë; përpij, përlaj. I thithi pasurinë (të ardhurat). Ia thithi shëndetin. Kurbeti i thithi djalërinë (rininë). Më thithigjitha energjitë (forcat).
5. fig. E kuptoj a e kap menjëherë diçka; e përvetësoj menjëherë dhe thellë; e përpij. Ta thith fjalën nga goja. I thithi mendimet (idetë). E thithi thelbin e çështjes (e problemit). E thithi mësimin menjëherë.
6. fig. tërheq shumë, më bën për vetetërin. E kishte thithur puna (studimi, muzika).
7. jokal., vet. v. III Heq, tërheq (për oxhakun etj.). S'thith oxhaku. Gypat e gjerë (të sobës) thithin mirë.
Sin.: dihas, thëthij, përthith, marr, pi, hurb, rrufis, përvetoj, ndajthith, përvetësoj, tres, nuhas, përpij, gëlltis, përlaj, ngopem, nginjem, rrëmbej.
I thith (i pi) *gjakun (dikujt). Ia thithi (ia hëngri) *palcën (dikujt). Ia ka thithur *vlagën (dikujt) mospërf.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.