Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ndajafri”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AFINITET

AFINITÉT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Tërheqje e ndërsjellë për dikë a diçka, afri, ngjashmëri, dashuri, miqësi. Kam afinitet ndaj saj (tij). Afiniteti midis tyre është i dukshëm.

2. Prirje, dobësi, tërheqje, pëlqim, dëshirë. Afinitet për macet shtëpiake. Kam afinitet ndajbukurës. Ka afinitet për kuzhinieri.

3. Dhunti, talent, prirje, predispozitë. Afinitet për të kënduar. Afinitet për shkencat shoqërore. Afinitet për të parashikuar përfundimin e diçkaje.

4. fiz., kim. Forca tërheqëse që bashkon atomet e elementeve të ndryshme në një molekulë; forca a tërheqja që bashkon dy a më shumë elemente kimike (atome, molekula etj.); afri. Afinitet elektronik. Diagrami i afinitetit. Afiniteti i proteinave për oksigjen.

5. psikol. Ngjashmëri midis shfaqjeve individuale psikologjike; afërsi shpirtërore. Afiniteti njohës. Afiniteti logjik.

6. psikol., soc. Afria psikologjike midis dy qenieve, e ashtuquajtura “farefisnia shpirtërore”; afri e njerëzvekanë veçoripërbashkëta psikologjike, si shijet, interesat, ndjeshmëritë, pëlqimet etj.

7. gjuh. Ndajafërsi, ndajafri. Ndajafërsi gjuhësore (gramatikore, fonetike etj.) Afinitet sintaksor.

Sin.: prirje, tërheqje, afri, ndajafërsi, ndajafri, pëlqim, dobësi, ngjashmëri, dhunti, talent, predispozitë, invencion, dashur, miqësi.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.