Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HAKMÁRRËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që është hakmarrës, shpagimtar a ndëshkues për një dhunim, krim a padrejtësi etj., duke e dëmtuar në mënyra të ndryshme; ai që është i prirë për të marrë hak. Hakmarrësi i keq.
2. etnogr. Ai që i merr gjakun një të vrari sipas kulturës a zakonit të një vendi (kur ka armiqësi ndërmjet dy familjesh a fisesh).
✱Sin.: shpagues, shpagestar, shpagimtar, shpagëmarrës, gjakmarrës.
MÁS/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT 1. Veprim a mënyrë veprimi, urdhër a udhëzim i nevojshëm për t’ia arritur një qëllimi të caktuar. Masë e rëndësishme (e shpejtë, e ngutshme, e drejtë, e rreptë). Masa konkrete (praktike, energjike, rrënjësore, përgatitore). Masa organizative. Masa lehtësuese. Masat e nevojshme. Masa mjekësore (higjienike, parandaluese, parambrojtëse). Masa sigurimi. Plani i masave. Marr masa.
2. Veprim ndëshkues a dënim që përdoret si mjet edukimi ndaj dikujt. Masë disiplinore (ndëshkimore). Morën masë kundër tij.
✱Sin.: veprim, urdhër, ndëshkim, dënim.
NDËSHKIMÓR,~E mb. 1. Që bëhet për të ndëshkuar. Masë ndëshkimore.
2. Që ka për qëllim të shtypë një lëvizje kryengritëse a çlirimtare. Operacion ndëshkimor. Fushatë ndëshkimore. Marshim ndëshkimor. Me karakter ndëshkimor. Ekspeditë ndëshkimore. Repart ndëshkimor repart ushtarak i veçantë për të shtypur me dhunë çdo lëvizje kryengritëse.
✱Sin.: dënues, shtypës, ndëshkues.
NDËSHKIMTÁR,~E mb. Ndëshkues.
NDËSHKÚES,~E mb. 1. Që ka për qëllim të ndëshkojë; që jep ndëshkim. Masë ndëshkuese. Dispozita ndëshkuese. Qëndrim ndëshkues.
2. Ndëshkimor. Repart ndëshkues. Organe ndëshkuese.
✱Sin.: dënues, ndëshkimor.
OPERACIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. mjek. Ndërhyrja me thikë e kirurgut në trupin e një të sëmuri për t’i shëruar një plagë ose ndonjë sëmundje; operim. Operacion i lehtë (i rëndë, i vështirë). Operacion plastik. Salla (tryeza) e operacionit. Veglat e operacionit. Bëj operacion operoj.
2. usht. Tërësia e veprimeve luftarake, të organizuara sipas një ideje të vetme nga njësitë e mëdha për të zgjidhur zakonisht detyra të caktuara operative e strategjike. Operacion ushtarak (strategjik, i rëndësishëm, mësymës). Operacion ndëshkues (ndëshkimor). Operacion spastrimi. Ndërmorën (shpërthyen) një operacion. Bënë një operacion.
3. fin. Veprim. Operacione financiare (bankare). Operacion tregtar. Operacionet e bursës.
4. spec.Veprimi që bëhet nga dikush a nga një makinë për të prodhuar ose për të përpunuar diçka, për të hequr një pjesë të saj, për të ndrequr një send etj. Operacionet kryesore. Operacionet teknike. Operacion i gjelbër (bujq.) krasitje e lastarëve të një bime, që ajo të rritet më mirë dhe të japë sa më shumë prodhim. Operacionet e punës (e prodhimit). Kryhet i njëjti operacion. Ka shumë operacione.
5. fig., libr. Veprim i menduar mirë e i prerë, që bëhet për të arritur diçka; ndërhyrje a masë e menjëhershme dhe vendimtare për të zgjidhur një çështje në mënyrë rrënjësore. Operacion diplomatik. Bënë një operacion të thellë.
✱ Sin.: operim, çarje, ndërhyrje, veprim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë