Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DEM,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Viç dy-tre vjeç; ka i ri dhe i patredhur, që mbahet për ndërzim. Dem race (damazi). Demat e ndërzimit. Ndeshje me dema. I fortë si dem. E ka qafën si të demit. Demin e shtron zgjedha. (fj. u.). Nuk kapet demi prej brirësh. (fj. u.). Demit të fushës i çahen thundrat në mal. (fj. u.). Mushka do dru e demi kular. (fj. u.). Si e lërojnë pleqtë, nuk e lërojnë demat. (fj. u.). As der’, as dritare kemi, / është gjarpri sa demi. (folk.).
2. ndërt. Trari më i trashë që vendoset në dyshemenë e një shtëpie. U thye demi. Demi zgjidhet i trashë.
3. fig., bised. Djalë i shëndoshë e i fortë. Është bërë dem.
4. nj. i shq., astrol. Një nga dymbëdhjetë yjësitë e zodiakut; shenjë e horoskopit.
♦ Kur të mbarsen (të pjellin) demat shih kur të pjellë mushka. Sikur i ka vrarë demin (dikujt) shih sikur i ka ngrënë gomari bukën (dikujt). E zë (e kap) demin (kaun) nga *bishti. E zë (e kap) demin për *brirësh (nga brirët).
HAMSHÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. zool. Kalë i patredhur që mbahet për ndërzim. Hamshor i zgjedhur. Hamshor race. Tufa e hamshorëve.
2. fig., iron. Njeri i ushqyer mirë; shtatlartë i lidhur dhe i fortë; shtathedhur dhe i papërmbajtur; guximtar e i shkathët. Djalë hamshor.
3. fig., iron. Ai që është i harbuar pas femrave dhe nuk arrin të përmbajë ndjenjat, hajger.
4. si mb. I ngjashëm me një kalë që mbahet për ndërzim; si hamshor; i harbuar.
✱Sin.: hajger, hamsh, hanor, harmoz, i papërmbajtur.
♦ Del si *mëzi para hamshorëve (dikush) keq.
HÉQJ/E,~AI f. sh. ~E, ~ET 1. Shkëputje, nxjerrje a shqitje e diçkaje nga vendi ku është mbërthyer, lidhur, futur ose shtrënguar; kund. vënie, ngulje, futje, mbërthim, lidhja. Heqja e pullës nga zarfi. Heqja e perdeve nga dritarja. Heqja e baltës nga këpucët. Heqja e lustrës. Heqja e thikës nga këllëfi.
2. Hapje a largim i diçkaje që është e mbyllur ose e mbuluar; kund. vënie, mbyllje, zënie. Heqje e tapës së shishes. Heqje e kapakut. Heqja e lëvozhgës (e lëvores).
3. Nxjerrje jashtë e diçkaje që është brenda diçkaje tjetër; kund. futje. Heqja e plumbit nga trupi. Heqja e bërthamës kumbullës. Heqja e të bardhës së vezës. Heqja e vidave (gozhdëve). Heqja e dhëmballës. Heqja e çelësit nga brava.
4. Zhveshje a zbathje e rrobave të trupit etj. Heqja e rrobave. Heqja e kapeles nga koka. Heqje e këpucëve.
5. Çmbështjellje e diçkaje që ka qenë e mbledhur; qërim a rrjepje e lëvozhgës ose i lëkurës së sipërfaqes së diçkaje. Heqja e lëkurës së mollës. Heqja e lëvozhgës së vezës. Heqja e fashës së plagës.
6. Thithje a pirje e diçkaje (raki, duhan etj.); futje në mushkëri, përcjellje poshtë; tërheqje. Heqja e një gllënjke raki. Heqja e puros.
7. Tërheqje përpara ose nga vetja e diçkaje; tërheqja a marrja mbrapsht. Heqja e tymit nga oxhaku. Heqja e karrocës nga kuajt. Heqje pas e kërkesës a padisë. Heqje dorë nga të drejtat.
8. Ndërprerje e qarkullimit ose e përdorimit të një objekti. Heqje e mallit nga tregu. Heqje nga qarkullimi. Heqje nga përdorimi.
9. Mosmbajtje a mosvijim i një zakoni apo i një detyrimi. Heqje e zisë. Heqje e rrethimit. Heqje e karantinës. Heqje e regjistrimeve.
10. fig., bised. Përjashtim a largim i dikujt nga një punë a një veprimtari. Heqja nga ekipi. Heqja nga kryesia. Heqja nga rendi i ditës. Heqja e lirisë. Heqje e dënimit me vdekje.
11. Fshirje a zhdukje e diçkaje nga një sipërfaqe. Heqja e njollave. Heqja e pluhurave nga mobiliet.
12. Shlyerje ose largim i një dyshimi; largimi i mendjes nga dikush a nga diçka. Heqja e borxheve. Heqja e shpresës. Heqja e mendjes. Heqja e mërzisë.
13. Prerja, shkëputja, krasitja a shkurtimi i diçkaje nga një e tërë. Heqja e degëve të pemëve. Heqja e dhjamthit. Heqja e dhëmbëve. Ka heqje dhe shtesa në tekst.
14. mat. Zbritje; kund. mbledhje. Veprimet me zbritje.
15. bised. Ndarja a vënia mënjanë e diçkaje. Heqja e parave mënjanë.
16. Kryerja e një pune a një veprimi me një mjet. Heqja e një fshese shtëpisë. Heqja e një pëllëmbe. Heqja e një brisku mjekrës.
17. Udhëheqja a drejtimi i diçkaje. Heqja e valles.
18. fig. Vuajtje e madhe; dhimbje trupore a shpirtërore. Heqje e madhe (e rëndë). Shpëtoi nga heqjet.
19. Ndërzimi i kafshëve. Heqje e qenit.
20. fiz., vjet. Rëndesë. Qendra e heqjes.
✱Sin.: largim, zhvendosje, nxjerrje, shtytje, shtyrje, shkëputje, shkulje, shpërngulje, tërheqje, ndarje, ndalim, ndërprerje, fshirje, shlyerje, shkurtim, zbathje, zhveshje, rrjepje, qërim, pushim, përjashtim, fshirje, shfryrje, zbulim, zhdukje, dëbim, largim, revokim, shfuqizim, krasitje, shkurtim, zbritje, bërje, futje, dhënie, vuajtje, përballim, mënjanim, ndërzim, rëndesë.
NJÝKJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET krahin. Ndërzim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë