Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ndërvepruese”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MEZON

MEZÓN,~I m. sh. ~E, ~ET fiz. Grimcë nënatomike me masë ndërmjet elektronit dhe protonit, e cila është përgjegjëse për forcën e madhe ndërvepruese midis protoneve ose neutroneve në bërthamën atomike; mezotron.

PUNËTORI

PUNËTORÍ,~A f. sh. ~, ~TË libr. 1. Tërësia e punëtorëve të një ndërmarrjeje, të një vendi etj., punëtorët; klasa punëtore. Punëtoria shqiptare. Punëtoria e minierave. Përfaqësuesi i punëtorisë.

2. Repart pune në një ndërmarrje prodhimi (të veshjeve, të këpucëve etj.); punishte. Punëtoria ushtarake. Hyripunëtori.

3. Seminar informues dhe edukues që mbështetet në diskutime dhe aktivitete ndërvepruese, zakonisht me një numër jo të madh njerëzish. Organizuan një punëtori për teknikat bazë të vizatimit.

Sin.: punishte, punëtore, repart, seminar.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.