Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NDËRTIMTÁR,~E mb., lart. Që i shërben ngritjes dhe ndërtimit të diçkaje; kund. shkatërrimtar. Punë ndërtimtare. Vrull (hov) ndërtimtar. Frymë ndërtimtare. Vizion ndërtimtar.
NDËRTÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që ndërton diçka; punëtor i ndërtimit. Ndërtuesit duarartë. Ndërtues pallatesh. Brigadë ndërtuesish. Ndërtuesit e anijeve (e makinave). Puna e ndërtuesve. Ndërtuesit e mëdhenj.
2. lart. Ai që merr pjesë në ndërtimin e diçkaje të rëndësishme e të madhe, ndërtimtar. Ndërtuesit e shtetit.
✱Sin.: ndërtimtar, usta, punëtor.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë