Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►BALLAFAQÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Vihem ballë për ballë me një tjetër për të nxjerrë në shesh të vërtetën rreth pohimeve të bëra, bëj ballafaqimin me dikë; drejt. dal para hetuesisë e merrem në pyetje para një të pandehuri a një dëshmitari për të gjetur kundërshtimet në pohimet dhe për të zbuluar të vërtetën; syzohem, ndërsynohem. Jam gati të ballafaqohem. U ballafaquan para trupit gjykues. Ballafaquan të pandehurin me dëshmitarët. Ballafaqohen dy vetë.
2. vetv. Vihem ballë për ballë me një tjetër për t'u krahasuar me të dhe për të përfituar nga përvoja e tij a për t'i dhënë përvojën time. Do të ballafaqohemi me më të mirët në vreshtari.
3. vetv. I vihem ballë për ballë dikujt si kundërshtar, i qëndroj kundër dikujt a diçkaje. Jemi ballafaquar shumë herë me armiqtë.
4. vetv. Ndodhem përballë vështirësish, pengesash etj. dhe përpiqem t’i kapërcej. U ballafaquan me motin e keq. Ballafaqohemi me vështirësitë. Mund të ballafaqohemi me ndonjë qëndrim të ashpër.
5. pës. e BALLAFAQÓJ3.
✱Sin.: krahasohem, përqasem, përballem, përballohem, përplasem, syzohem, syndërsohem, ndërsynohem.
►NDÉSH/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Takohem me dikë që më del përpara rastësisht, hasem. U ndesh rrugës me të. U ndeshëm ballë për ballë. U ndeshëm në tren.
2. vet. v. III Del, shfaqet diçka në një punë, në një fushë, në një libër etj., haset, takohet. Ndeshen gabime (të meta). Ndeshen gjatë punës. Ndeshet dendur (rrallë, kudo).
3. Përplasem me dikë a me diçka që më zë rrugën. U ndeshën dy vetura (anije). U ndeshën kokë më kokë. U ndesh në një gur (në një shkëmb, në një trung). Vështirësitë me të cilat ndeshemi sot.
4. fig. Më del përpara diçka që duhet kapërcyer; përballem. Ndeshet me realitetin. U ndeshën me vështirësi (me çështje të ndërlikuara). Ndeshemi me shfaqje të huaja. Zbatimi i këtij ligji është ndeshur me një sërë pengesash.
5. Bie në përleshje; hyj në luftë me dikë; përleshem. U ndeshën me armikun. U ndeshën në fushën e betejës. U ndeshën dy ushtri. U ndesh ballë për ballë me bishën.
6. sport. Matem me një kundërshtar në një lojë sportive, bëj një lojë me një tjetër. Ndeshen dy skuadrat më të mira. Ndeshemi në futboll (në basketboll). U ndeshën në fushë asnjanëse.
7. fig. Hyj në kundërshtim me dikë, hahem me fjalë, kapem; bie në kundërshtim për diçka me një tjetër. U ndeshën midis tyre. U ndeshën interesat (pikëpamjet). U ndeshën dy rryma.
✱Sin.: takohem, shkëmbehem, ndërsynohem, stërditem, takoj, shoh, syzohem, përballem, zates, zatetem, ndesh, del, shfaqet, haset, has, gjej, gjendem, përleshem, përplasem, përpiqem, rrokem, sharapiqem, shukem, cakërrohem, mbrijohem, bucem, luftoj, dyluftoj, matem, garoj, shemëroj, goditem, fytafytem, luaj, hahem, kapem, grindem, zihem.
►NDËRSYZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Ndërsynohem, ndërsyhem. Ishte i gatshëm të ndërsyzohej me të gjithë.
►PËRBÁLL/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. I dal përballë dikujt; ndodhem ballë për ballë me dikë a me diçka; përballohem. U përballën me vështirësitë.
2. pës. e PËRBÁLL.
✱Sin.: përballohem, ballafaqohem, faqohem, shpërballem, ndërsynohem, ballësohem, takohem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë