Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BASHKËKOMUNIKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur bashkëkomunikoj me një tjetër a me të tjerë për diçka; të pasurit komunikim të ndërsjelltë a të përbashkët me një tjetër a me të tjerë. Bashkëkomunikimi tani është shumë i nevojshëm.
BASHKËLÍDHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET libr. 1. Veprimi kur bashkëlidh diçka; lidhja e dyanshme ndërmjet sendeve, dukurive etj.; lidhje e ndërsjelltë; bashkëngjitje. Bashkëlidhje e natyrshme. Bashkëlidhje e shumëfishtë. Bashkëlidhje e qëndrueshme. Bashkëlidhje fjalësh.
2. Lidhje njerëzish, organizatash, shtetesh etj. për qëllime të përbashkëta. Bashkëlidhja e Lezhës.
BASHKËVÁRUR (i, e) mb., libr. Që ka varësi të dyanshme, me varësi të ndërsjelltë. Shëndeti mendor dhe fizik janë të bashkëvarur.
HÚASHTAS ndajf. Në mënyrë të ndërsjelltë; herë njëri dhe herë tjetri; ndërsjelltas, ndërsjelltazi.
NDËRSJÉLLTË (i, e) mb. Që është i ndërsjellë, që është i dyanshëm, i ndërsjellë, i dyanshëm, reciprok. Ndikim i ndërsjelltë i dy kulturave. Ndihmë e ndërsjelltë juridike. Njohje në mënyrë të ndërsjelltë e lejeve të drejtimit.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë