Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DYANËSÍSHT ndajf., libr. Në mënyrë të dyanshme; ndërsjellas.
NDËRSJÉLLAS ndajf. Në mënyrë të ndërsjellë, anasjellas. Të dyja palët dërguan ndërsjellas aeroplanë të posaçëm për të tërhequr shtetasit e tyre. Ngushëlloheshin ndërsjellas. Të shprehurit dhe kuptimësia plotësohen ndërsjellas. Këshillojnë njëri-tjetrin ndërsjellas.
✱Sin.: reciprokisht, anasjellas, dyanësisht.
NDËRSJÉLLAZI ndajf. Ndërsjellas.
NDËRSJÉLLSHËM ndajf. Në mënyrë të ndërsjellë. Respektojnë ndërsjellshëm njëri-tjetrin. Ndërsjellshëm përjashtues.
✱Sin.: reciprokisht, ndërsjellas, ndërsjellazi.
NDËRSJÉLLTAS ndajf. Ndërsjellas. Ata akuzojnë ndërsjelltas njëri-tjetrin për paaftësi. Krushqitë shkëmbyen ndërsjelltas dhuratat.
NDËRSJÉLLTAZI ndajf. Ndërsjellas. Zgjidhje të pranueshme ndërsjelltazi. Ndihmohen ndërsjelltazi. Dy shtetet angazhohen ndërsjelltazi për zgjidhjen e konfliktit.
NDËRSJELLËSÍSHT ndajf. Në mënyrë të ndërsjellë, ndërsjellas. Ishin ndërsjelltësisht të respektuar. Me të jemi simpatizuar e vlerësuar ndërsjelltësisht. Teoria dhe praktika varen ndërsjelltësisht nga njëra-tjetra.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë