Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ndërsej”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GËRMOJ

GËRM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Mih në një vend dhe heq dheun për të hapur një gropë ose për të nxjerrë diçkambuluar. Gërmoj thellë. Do të gërmosh një gropë. Gërmonthemele. Gërmon me kazmë. Fillovagërmoja tokën.
2. jokal. Kërkoj mirë diku për të gjetur diçka, kërkoj në të gjitha skutat, rrëmoj. Gërmoi nëpër xhepa. Gërmon nëpër shtëpi. Gërmonplehra.
3. fig., jokal. Bëj kërkimeshumta e të hollësishme për të gjeturdhëna për dikë a për diçka; i futem thellë një çështjeje për ta njohur sa më mirë a për të nxjerrë diçka që më intereson; hulumtoj, gjurmoj thellë. Gërmon nëpër arkiva (biblioteka). Gërmon nëpër libra. Gërmon një çështje. Gërmojmëbiografitë e tyre. - Mos e gërmokëtë punë!
4. fig., kal. Pyes shumë e me hollësi dikë për të mësuar a për të zbuluar prej tij diçka që më duhet. Gërmoje, se di shumë gjëra!
5. fig., jokal. Përpiqem shumërikujtoj diçkashkuar a të harruar, vras mendjen për të rikujtuar diçka. Gërmojkujtesë (në mendje).
6. fig., kal. Bëj që të kërruset e të dobësohet. E gërmoi pleqëria.
Sin.: mih, gërmih, rrëmoj, gropoj, rrëmih, hap, shkrifëroj, hulumtoj, kërrus, shtyj, ndërsej.

GËZHIT

GËZHÍT (GËZHÍS) vep., ~A, ~UR kal. Nxit dikë kundër një tjetri, ndërsej, cyt.
Sin.: ndërsej, cyt.

MPREH

MPREH vep., ~A, ~UR kal. 1. Holloj tehun e thikës, sëpatës a të një mjeti tjetër që të presë mirë. Mpreh thikën (gërshërët, briskun, shpatën, sharrën). E mpreh me limë (me grihë, me rrip, në gur). E mpreh mirë. Sëpatën po nuk e mprehe, nuk pret. (fj. u.).
2. E holloj, e ngushtoj shumë diçkaskaj, e bëj si thumb; e bëj me majë skajin e një lapsi etj. Mpreh lapsin. Mpreh shtizën (bizën, fëndyellin). E mprehu nga të dy anët.
3. fig. E bëj diçka më të fortë, më të theksuar, më të qartë etj., e ngre në një shkallë më të lartë, e forcoj shumë; i kushtoj vëmendje gjithnjë e më të madhe, i jap rëndësiveçantë. Mpreh dëgjimin (shikimin). Mpreh vëmendjen (guximin). Mpreh vigjilencën. Mpreh kritikën.
4. E bëj më të nderë një gjendje a diçka tjetër, e keqësoj, e acaroj. I mprehu marrëdhëniet me dikë.
5. E nxit dikë për t’u zënë me një tjetër, e mbush, e ndërsej kundër tij, e bëj që të mbajë qëndrim armiqësor kundrejt dikujt, që të sillet keq me të etj. E kishin mprehur mirë. Kush të ka mprehur kështu?
Mpreh *armët. I ka mprehur *brirët (dikush). Mpreh *dhëmbët (dikush). E mpreh kalemin (*lapsin). Mpreh *kunja (kot) (dikush). E mpreh *lapsin (kalemin). Mpreh *sytë. E mprehu pallën (*shpatën) (dikush). Mprehu *veshët (dikush).

NDËRSEJ

NDËRS/ÉJ vep., ~ÉVA, ~ÝER kal. 1. Nxit për të ndjekur ose për të sulmuar dikë (për qenin). I ndërseu qenin lëshoi qenin kundër dikujt, i lëshoi qenin. Mos e ndërse qenin se do të më kafshojë.
2. fig., keq. Nxit dikë për të sulmuar e për të goditur një tjetër, e shtyj kundër dikujt. E ndërseu kundër tij. E ndërsejnë njërin kundër tjetrit. I ndërsejnë kundër vendevetjera. Ndërsej policinë. Ndërsej turmën.
Sin.: ngërmoj, nxis, shtyj, gëzhit.

NXIT
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.