Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KËMBYESHMËRÍ,~A f. Të qenët i këmbyeshëm; ndërrueshmëri.
NDRYSHUESHMËRÍ,~A f. 1. Aftësia për të ndryshuar; vetia e asaj që është e ndryshueshme; ndërrueshmëri; kund. pandryshueshmëri. Ndryshueshmëria e klimës (e erës, e kushteve). Ndryshueshmëria e çmimeve.
2. biol. Karakteristikë e qenieve të gjalla, sipas së cilës çdo individ i një grupi, lloji etj. paraqitet me disa veti e tipare të veçanta për të; aftësia që kanë qeniet e gjalla për të fituar veti e tipare të reja nga njëri brez në tjetrin nën ndikimin e mjedisit që i rrethon. Ndryshueshmëria e llojeve. Ndryshueshmëria e botës organike. Trashëgimia dhe ndryshueshmëria. Ndryshueshmëri pozitive.
NDËRRUESHMËRÍ,~A f. Vetia e diçkaje për t’u ndërruar me diçka tjetër ose për të ndryshuar vetë. Ndërrueshmëri e klimës.
✱Sin.: këmbyeshmëri, ndryshueshmëri.
PANDËRRUESHMËRÍ,~A f. Të qenët i pandërrueshëm; vetia e diçkaje që është e pandërrueshme; pandryshueshmëri; kund. ndërrueshmëri. Pandërrueshmëri e testeve (ars.). Pandërrueshmëri e trupit gjykues (drejt.).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë