Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ADMINISTRATÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET drejt. 1. Nëpunëse e ngarkuar për punë administrative në një institucion, në një ndërmarrje etj.; punonjëse a zyrtare me përgjegjësi e administratës. Administratore e Qendrës hulumtuese-shkencore. Administratore e institucionit parashkollor. Zyra e administratores. Raporti i administratores.
2. Nëpunëse me përgjegjësi në një kompani private, në një sipërmarrje a në një pasuri. Administratore në një kompani private. Administratore në Spitalin privat. Administratore e dokumentacionit të firmës.
✱Sin.: qeverisëse, udhëheqëse, drejtuese, menaxhuese, mbarështuese, ndoruese.
ADMINISTRÚAR (i, e) mb., drejt. Që administrohet ose që drejtohet nga një individ, nga një institucion shtetëror, nga një drejtori, nga një ndërmarrje a nga dikush tjetër. I administruar nga Qeveria. Institucion i administruar. Bashki e administruar keq. Ndërmarrje e administruar. Fond i administruar.
✱Sin.: i drejtuar, i udhëhequr, i qeverisur, i përdorur, i organizuar, i menaxhuar, i mbarështuar.
ADMINISTRÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb., drejt. Që mund të administrohet, të drejtohet, të qeveriset, të menaxhohet (një institucion, një ndërmarrje, një pasuri etj.). Pasuri e administrueshme. Burime të administrueshme. Departament i administrueshëm. Gjendje e administrueshme.
✱Sin.: i drejtueshëm, i menaxhueshëm.
AFARÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që merret me veprimtari biznesore (tregti, ndërtimtari, turizëm, hotelieri etj.), që të përfitojë ekonomikisht; ai që zhvillon e drejton një ndërmarrje, një kompani a një biznes, duke kërkuar mundësi për investime dhe për rritje të fitimit. Afarist i suksesshëm. Afaristët financiarë. Afaristët e mëdhenj.
2. keq. Ai që nxjerr fitime ose siguron privilegje me çfarëdo mjeti a çmimi; përfitues, spekulues, mashtrues. Ai është afarist në çdo rast. Ai ka shpirt afaristi.
✱Sin.: sipërmarrës, ndërmarrës, biznesmen, tregtar, përfitues, spekulues, mashtrues.
AFARÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET ek. 1. Ajo që merret me veprimtari biznesore (tregti, ndërtimtari, turizëm, hotelieri etj.), që të përfitojë ekonomikisht; ajo që zhvillon e drejton një ndërmarrje, një kompani a një biznes, duke kërkuar mundësi për investime dhe për rritje të fitimit. Afariste e dalluar. Këshilltare e afaristes. Afariste e zonja. Shoqata e afaristeve.
2. keq. Ajo që nxjerr fitime ose siguron privilegje me çfarëdo mjeti a çmimi; përfituese, spekuluese, mashtruese. Ajo sillet në çdo aktivitet si afariste. Njihet si afariste e shkathët.
✱Sin.: sipërmarrëse, ndërmarrëse, biznesmene, tregtare, përfituese, spekuluese, mashtruese.
AGROKOMBINÁT,~I m. sh. ~E, ~ET ek., bujq. Ndërmarrje me veprimtari të gjerë bujqësore, si punimi i tokës, prodhimi i drithërave e i bimëve industriale, pemëtaria, perimtari, blegtoria, përpunim industrial i prodhimeve bujqësore, industria e konservimit, qarkullimi vendor dhe jashtëvendor i prodhimeve të ndryshme bujqësore e blegtorale. Agrokombinati i zonës veriore. Agrokombinati ushqimor. Makineria e agrokombinatit.
AGROTEKNÍK,~E mb., tek. Që ka të bëjë me agroteknikën, që i përket agroteknikës, i agroteknikës; që lidhet me teknikat dhe metodat e përpunimit të tokës, të kultivimit të bimëve dhe të zhvillimit të bujqësisë për të arritur prodhimtari të lartë dhe cilësi të mirë. Masa (shërbime) agroteknike. Njohuri agroteknike. Metodat agroteknike. Enti agroteknik. Ndërmarrje agroteknike. Kodi agroteknik. Rregullorja mbi masat agroteknike. Kushte (afate) agroteknike. Kabineti agroteknik. Makineri agroteknike.
AJËRPASTRÚES,~I m. sh. ~, ~IT tek. 1. Aparat, pajisje që bën pastrimin e ajrit nga ndotësit industrialë, nga avujt kimikë, nga grimcat e pluhurit, nga alergjenët, nga bakteret e dëmshme, nga gazrat etj. Ajërpastrues me sensor. Ajërpastrues me smartfon. Prek butonin e ajërpastruesit! Ajërpastrues me karbon aktiv. Ajërpastrues me rreze ultraviolete. Përdorimi i ajërpastruesit. Vendosa ajërpastruesin.
2. Sistemi i ajërpastrimit në një ndërmarrje industriale, në një minierë, në një ndërmarrje nëntokësore prodhimi etj.; sistemi i ventilimit. E përfunduan ajërpastruesin e minierës së qymyrgurit. Përurimi i ajërpastruesit të spitalit infektiv. Ajërpastruesi i fabrikës së tullave. Riparimi i ajërpastruesit të fabrikës së prodhimeve plastike.
AKSIÓN,~II m. sh. ~E, ~ET 1. libr. Veprim i përqendruar për një qëllim a synim të caktuar. Aksione të përbashkëta. Aksione diplomatike. Aksion politik. Aksion humanitar. Ndërmarr aksion. Aksion kolektiv. Aksion i qytetarëve. Aksioni për mbjellën e pemëve. Aksione shkollore.
2. usht. Veprim luftarak për t’i dhënë dikujt goditje të shpejtë dhe të papritur. Aksion i shpejtë. Aksion i guximshëm policor. Ndërmorën një aksion në shkallë të gjerë. Vendi i aksionit. Bëj (kryej, përgatit) një aksion. Aksion ushtarak. Aksion i forcave ushtarake. Aksion i komandove. Përfundimi i aksionit. Bëj analizën e aksioneve kundër kultivuesve të drogës (kundër trafikantëve të qenieve njerëzore).
3. let. Veprimi në një vepër letrare, në një vepër dramatike, në një film etj. Aksioni i veprës (i pjesës). Aksioni i filmit artistik.
4. sport. Veprim i shpejtë dhe i organizuar, që kryen gjatë ndeshjes një skuadër ose një lojtar i saj. Bëj (ndërmarr, thur) një aksion. I prish aksionin. Është në aksion. Vazhdon aksioni. Aksion i mirëfilltë.
✱Sin.: veprim, aktivitet, veprimtari, sipërmarrje, ndërmarrje, punë, nismë, lëvizje.
AKTDELEGÍM,~I m. sh. ~E, ~ET drejt. 1. Veprim juridik me të cilin një person ose një institucion bart një pjesë të kompetencave, të detyrave ose të përgjegjësive të tij te një person tjetër ose një organ tjetër.
2. Shkresë me të cilën pajiset një njeri, që dërgohet zyrtarisht për të zgjidhur një çështje në një ndërmarrje ose në një institucion tjetër, akt delegimi. Pajis me aktdelegim. U shpërnda aktdelegimi. Aktdelegim i të drejtave dhe detyrimeve. Përgjegjësitë dhe detyrat e aktdelegimit.
AKTÍV,~EII mb., fin. 1. Që ka më shumë të ardhura se shpenzime, që del me të ardhura më të mëdha se shpenzimet; që ka të bëjë me aktivin e bilancit. Llogari aktive. Kredi aktive. Kamatë aktive. Bilanc aktiv bilanc ku të ardhurat janë më të mëdha se shpenzimet. Bilanc aktiv (libr.) gjendje kur janë arritur suksese të mëdha në punë. Bilanci aktiv tregtar.
2. Që zhvillon veprimtari tregtare të një shteti, të një populli, që eksportin dhe importin e mallrave e kryen me kapitalin e vet dhe me fuqinë e vet punëtore; kund pasiv. Tregti aktive. Forcë prodhuese aktive. Eksport (import) aktiv i mallrave. Ndërmarrje tregtare aktive.
ANTIEKONOMÍK,~E mb. 1. Që është kundër prodhimit, kundër shpërndarjes dhe kundër konsumit të të mirave materiale.
2. Që dëmton rëndë ekonominë; kund. ekonomik. Projekt antiekonomik. Ndërmarrje antiekonomike. Biznes antiekonomik.
3. Që nuk kursen, që harxhon shumë, kundërekonomik, kundëracional.
ÁRKË,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Kuti e madhe katërkëndëshe, e bërë zakonisht me dërrasa, që shërben për të ruajtur e për të mbartur sende e mallra. Arkë druri (dërrase, hekuri). Arkat e bukëve. Arka birre (qumështi). Arka municioni. Arka e ndihmës së shpejtë. Arka e ushtarit (usht.). Kapaku i arkës. Çelësi i arkës. Hap (mbyll) arkën. Shtie (fut) në arka. Ruaj arkën. Zbukurimet e arkës.
2. etnogr. Orendi katërkëndëshe prej dërrase, me kapak dhe me dry, zakonisht e zbukuruar, që shërbente për të mbajtur rroba dhe pajën e nuses. Arka e nuses arkë druri e zbukuruar me vizatime lulesh shumëngjyrëshe, që shërbente për pajën ose për rrobat e nuses. Arka e pajës (e rrobave). Rrobat e arkës. Mban në fund të arkës. (fj. u.). Arka e peshkut (zool.) guaskë peshku; lupare, vesh peshku.
3. Kasafortë. Fut (vë) paratë në arkë. Mbyll arkën. Arkë parash.
4. ek. Zyrë a vend i posaçëm, ku bëhen pagesat dhe veprime të tjera me të holla. Arka e bankës. Arka e ndërmarrjes. Nëpunësja e arkës. Paguan në arkë. Derdh paratë në arkë.
5. fin. Fondet në të holla që ka si gjendje një shtet, një ndërmarrje, kompani, biznes, institucion etj. Arka e shtetit. Libri i arkës. Gjendje arke. Mbush (zbraz) arkën e shtetit. Mbaj arkën. Mbyll arkën llogarit hyrjet e daljet në të holla për të parë gjendjen e fondeve.
6. bised. Arkivol. Arka e të vdekurit. Të vënça në arkë! mallk. vdeksh!
7. vjet., fin. Ent ku depozitoheshin të hollat e kursyera nga punonjësit, të cilat këta mund t’i tërhiqnin kur të donin. Arka e kursimit. Derdh të holla në arkën e kursimit.
♦ Arkë pa dry (pa çelës) në mëshirë të fatit, pa u mbrojtur, pa e ruajtur kush. Arkë e dry të lidhur si mishi me thoin njëri me tjetrin, të pandarë njëri nga tjetri. Arkë me dry (me shtatë dryna) shih arkë e mbyllur. Arkë e mbyllur ai që e mban të fshehtën e nuk ua thotë të tjerëve; ai që nuk i hapet askujt; varr i mbuluar; qeli pa dritare (e mbyllur). Arka (barka) e Noes libr. mjet a vend shpëtimi nga një rrezik i madh. *Fundi i arkës. Janë arkë e dry shih janë mish e thua. I kallëzoj *fundin e arkës (dikujt). E ka gojën arkë (dikush) shih e mban gojën mbyllur (dikush) nuk nxjerr fjalë nga goja, i ruan mirë të fshehtat. E ka gojën si arka e plakës (dikush) e mban të fshehtë një sekret, nuk ia tregon askujt, është i besës; e fut fjalën në fund të dheut; e hedh fjalën në pus; kund. e nxjerr në pazar të gomarëve (diçka) tall. I nxjerr *fundin e arkës (dikujt). Është *sapun në arkë (dikush). Të vënça në arkë! mallk. vdeksh!
✱Sin.: kuti, sënduk, sandëk, sanak, arkëz, baule, kanavete, kashun, kanistër, sepete, valixhe, kasafortë, kasë, arkivol, arkëmort.
►ASOCI/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Lidhem me një mendim ose me një ndjenjë përmes kujtimeve ose përfytyrimeve. Natyra e bukur asociohet me vendlindjen.
2. vetv. Bashkohem me një grup për të arritur një qëllim të përbashkët. Asociohem me Aleancën për Paqe.
3. vetv. Bashkohem me ndonjë ndërmarrje, kompani ose partnerë me qëllime biznesi për të përfituar dyanshëm. Asociohem me një korporatë të madhe.
4. pës., vet. v. III e ASOCIÓJ. Asociohet me lojërat e hershme të gladiatorëve.
ASORTIMÉNT,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Lloj i një prodhimi ose i një malli sipas madhësisë, formës, cilësisë, përdorimit etj. Asortimente të reja. Asortiment i gjerë. Asortimente enësh (gjellësh...). Shtimi (zgjerimi) i asortimenteve. Ndaj në asortimente. Kërkesa për asortimente.
2. Tërësia e llojeve të prodhimeve ose të mallrave, që nxjerr një ndërmarrje, fabrikë, kompani, biznes etj. Plani i asortimenteve. Plotësimi me asortimente. Furnizimi me asortimente.
3. vet. nj., përmb. Madhësia, forma, cilësia etj. e një prodhimi ose e një malli, e përcaktuar sipas një standardi; përfshirja e një prodhimi ose e një artikulli në një lloj të caktuar. Prodhim sipas asortimentit. Përcaktoj asortimentin. Asortiment makinash.
✱Sin.: lloj, llojshmëri, llojësi, larmi, larmësi, farë, soj.
ATASH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. Caktoj dikë të punojë në një organ, në një institucion ose me një detyrë të posaçme, duke qenë i lidhur me të a i varur prej tij; lidh një ndërmarrje a institucion më të vogël me një organizëm më të madh, duke e vënë në vartësi të këtij. Atashoj pranë kompanisë.
AUTONÓM,~E mb., drejt. 1. Që ka të drejtën të vendosë në mënyrë të pavarur për punët e popullsisë së vet dhe të qeveriset sipas ligjeve të veta, brenda sistemit të një shteti të madh; që ka autonomi, i pavarur, sovran. Shtet autonom. Republikë (krahinë) autonome. Rajon autonom. Institucion autonom. Sistem autonom. Gjykatë autonome.
2. Që është i pavarur; që vepron vetë, pa iu nënshtruar lidhjeve me një tërësi më të madhe. Ndërmarrje (degë, njësi) autonome. Repart autonom. Ekonomi autonome. Zhvillim autonom. Veprime autonome. Automjet autonom (pa shofer). Teknologji autonome.
✱Sin.: i pavarur, i lirë, i mëvetësuar, sovran, vetëqeverisës, vetudhëheqës, vetëvendosës.
BALLAFAQ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Vë ballë për ballë e i pyes dy a më shumë njerëz për të krahasuar pohimet e tyre, që të dalë në shesh e vërteta, bëj ballafaqimin; drejt. nxjerr para organeve të drejtësisë dhe marr në pyetje në prani të njëri-tjetrit dy a më shumë të pandehur ose dëshmitarë për të gjetur kundërshtimet në pohimet e tyre dhe për të zbuluar të vërtetën, syzoj, syndërsoj. Ballafaqoj njerëzit. Ballafaquan të pandehurin me dëshmitarët. E vunë të ballafaqojë e të thotë çka di para të akuzuarit.
2. Vë ballë për ballë dhe krahasoj dy a më shumë anë, gjëra, çështje etj. për të gjetur përkimet ose dallimet a mospërputhjet ndërmjet tyre; vë ballë për ballë dy a më shumë rrethe, ndërmarrje, punonjës etj. për t'i krahasuar, me qëllim që të përfitojnë nga përvoja e njëri-tjetrit; krahasoj, përqas, ndërsynoj. Ballafaqoj mendimet (përvojën, metodat e punës). Nuk mund të ballafaqojmë gjëra të pakrahasueshme. Ballafaqoj situatat. Këtë shembull nga historia e ballafaqoi me rrethanat e tanishme. Kur ballafaqojmë veprën e njërit me të tjetrit.
3. krahin. Bashkoj dy sende, i vë buzë më buzë, puthit. Ballafaqoj anët e çatisë në kulm. Ballafaqoj dërrasat e kades. Ballafaqoj mirë dërrasat e vozës.
✱Sin.: krahasoj, përqas, syzoj, ndërsynoj, syndërsoj, puthit.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë