Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KOKLAVÍTUR (i, e) mb. 1. Që është koklavitur; i ngatërruar, i mpleksur. Fije të koklavitura.
2. fig. Që është bërë lëmsh a shumë keq. Punë (çështje) e koklavitur.
✱Sin.: i ndërlikur, i ndërlikuar, i mpleksur, i ngatërruar.
PASHKOQÍTUR (i, e) mb. Që ka mbetur pa u sqaruar, që nuk është shkoqitur a zgjidhur; i ngatërruar; i paqartë; kund. i shkoqitur. Çështje e pashkoqitur.
✱Sin.: i pasqaruar, i ngatërruar, i ndërlikur, i ndërliqur, i paqartë, i pashoshitur, i hapur, i pazgjidhur, i pavendosur, i pazbardhur, i pandriçuar.
PLÉKSUR (i, e) mb. Që është i lidhur me diçka tjetër sa nuk zgjidhet dot, i ngatërruar; i thurur; kund. i shpleksur. Fije e pleksur. Me gërsheta të pleksura.
✱Sin.: i thurur, i gërshetuar, i ngatërruar, i kapërthyer, i ndërlikur, i ndërliksur, i ndërthurur.
STRANGULÍSUR (i, e) mb. Që është strangulisur; i ndrydhur. Kyç i strangulisur. Dorën e strangulisur nuk duhet ta lëvizte fare. Nuk mbështetej dot në këmbën e strangulisur. U bënte masazh kyçeve të strangulisura të lojtarëve.
✱Sin.: i ngjeshur, i përndrydhur, i përdredhur, i ndërlikur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë