Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HAKARÉT,~I m. sh. ~E, ~ET bised. 1. Përbuzje, përçmim, poshtërim. I bëri gjithë atë hakaret. E priti me hakaret e priti me përbuzje.
2. si mb. Që është zhvilluar me tepri, shumë i madh dhe pa bukuri e pa lezet. Djalë hakaret.
3. si ndajf. Shumë keq; si mos më keq; duke e katranosur a djallosur; ngatërrueshëm, ndërlikueshëm. Vishet hakaret. Ishte i madh hakaret. Është rritë e është bërë hakaret.
✱Sin.: përbuzje, përçmim, poshtërim, shpërshije.
NDËRLIKUESHMËRÍ,~A f. sh. ~, ~TË Të qenët i ndërlikueshëm. Ndërlikueshmëria e politikës. Ndërlikueshmëri poetike (terminologjike). Shkalla e ndërlikueshmërisë vjen e shtohet. Nivel i lartë i ndërlikueshmërisë. Ndërlikueshmëritë ishin tejet të mëdha.
NDËRLIKÚESHËM (i), ~ME (e) mb. Që ndërlikohet, që mund të ndërlikohet. Problemi bëhej më i ndërlikueshëm. Ky koncept është mjaft i ndërlikueshëm. Model i ndërlikueshëm faktesh. Proces i ngadaltë dhe i ndërlikueshëm.
NDËRLIKÚESHËM ndajf. Në mënyrë të ndërlikuar. Në po atë mënyrë, por ndoshta më ndërlikueshëm. Është zhytur thellë dhe ndërlikueshëm. Ajo që ma prek më ndërlikueshëm fundin e shpirtit tim (poet.).
PANDËRLIKÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i ndërlikueshëm; që nuk mund të ndërlikohet; kund. i ndërlikueshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë