Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NDËRLÍKSJ/E,~A f. Veprimi kur ndërliks ose kur ndërliksem; ngatërrim. Ndërliksja e flokëve. Ndërliksja e realiteteve.
✱Sin.: ndërthurje, ngatërrim, ndërlikim.
►NGATËRR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Mbështillen a ndërthuren në mënyrë të parregullt; koklavitet, ndërliket; kund. çngatërrohet, shkoklavitet. Ngatërrohen flokët. U ngatërrua filli (teli, spangoja).
2. vetv., vet. v. III Përzihen a bëhen bashkë gjëra të ndryshme ose të largëta. U ngatërruan llogaritë. Ishin ngatërruar numrat e revistave (e gazetave). Iu ngatërruan shënimet. Listat zgjedhore janë ngatërruar. Na janë ngatërruar oraret.
3. vetv., Pengohem nëpër fijet e diçkaje, mbetem i lidhur a nuk mund të lëviz lirisht. U ngatërruan nëpër tela (nëpër ferra, nëpër shkurre). U ngatërruan zogjtë në rrjetë (ndër leqe).
4. fig., vetv. Përzihem vetë a shtyhem nga të tjerët të marr pjesë në një punë të papëlqyer; hyj në marrëdhënie të padëshirueshme me dikë; përzihem në punët e dikujt. U ngatërrua në një çështje (në një grindje). U ngatërrua në një konflikt (në një luftë). Nuk janë ngatërruar në kontrabandë. U ngatërruan në një gjyq. Nuk ngatërrohem me ta nuk përzihem në punët e tyre, s’dua të kem punë me ta.
5. vetv. Them diçka tjetër në vend të asaj që duhet, humbas fillin e mendimeve a të bisedës; e bëj diçka në mënyrë të gabuar, jo sipas rregullit a rendit. U ngatërrua në provim (në mësim). U ngatërrua në numërim (në të folur). I ngatërrohen këmbët në të ecur.
6. vetv., vet. v. III Humbet qartësinë e rregullin, pështjellohet. Më ngatërrohen mendimet. Më ngatërrohet koka. Më ngatërrohen idetë (kujtimet).
7. vetv., Zihem a grindem me dikë. Ngatërrohen për hiçgjë. U ngatërruan keq. Ngatërrohem me kolegun e punës.
8. vetv., vet. v. III Bëhet diçka më e vështirë; dalin pengesa e vështirësi të reja në një punë etj.; ndërlikohet, koklavitet. U ngatërrua gjendja. Na janë ngatërruan punët keq.
9. pës. e NGATËRRÓJ.
✱Sin.: mbështillet, ndërthuret, gërshetohet, koklavitet, ndërliket, ndërlikohet, kokolepset, kërleshet, pështjellohet, shprishet, turbullohet, tutëlohet, çatallohet, ndërliksem, gatërrohen, shpupurishen, pleksem, mpleksem, tollovitem, përzihem, koklavitem, gabohem, zhyhem, trazohem, shpërmendem, shkartisem, pengohem, çakërdisem, çaprashitem, çatrafilohem, zihem, grindem.
♦ U ngatërruan *fijet. Më ngatërrohet (më futet) nëpër *këmbë (dikush). U ngatërrua *lëmshi. U ngatërruan *penjtë.
►PLÉKS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Lidhet keq diçka me një tjetër sa nuk zgjidhet dot, ngatërrohet; kund. shplekset. U pleksën fijet.
2. fig., vetv., vet. v. III Gërshetohet; ndërthuret. U pleksën interesa të ndryshme.
3. vetv. Lidhem ngushtë e shoqërohem me dikë dhe nuk mund të shkëputem më prej tij. U pleks me shpërndarës droge. Mos u pleks me të!
4. vetv. Hyj në një çështje që nuk më takon a në një punë jo të mirë; ngatërrohem. Mos u pleks me punë që na turpërojnë!
5. pës. e PLEKS.
✱Sin.: thuret, gërshetohet, kapërthurem, ndërthuret, ndërlikem, ndërliksem, ngatërrohem, përzihem, kërleshem, lidhem, shoqërohem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë