Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BEJLEGTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT vjet. Pjesëmarrës në dyluftim; dyluftues. Trimi e bejlegtari. Dy bejlegtarë të ndërkryer në fushën e mejdanit. Kush ia nisi luftës më i pari, / Nasur Begu e bejlegtari. (folk.).
MENDJEPRÍSHUR mb. I prishur mendsh, shqetësuar; i ndërkryer; i çmendur.
►NDËRKR/ÉHEM jovep., ~ÉVA (u), ~ÝER 1. vetv. Prishem nga mendtë, bëhem si i marrë, shkalloj; më hipën në kokë e nuk di çfarë bëj, tërbohem, trenohem. Truri i ishte ndërkryer.
2. vetv., vet. v. III Sëmuret nga trutë dhe sillet si i tërbuar (për kafshët); i bie sëmundja e tërbimit. Ndërkrehet kali (delja, kau). Qeni ishte ndërkryer.
3. pës. e NDËRKRÉJ. Ishte ndërkryer nga zemërimi.
✱Sin.: shkalloj, çmendem, trenohem, xhindosem, tërbohet.
NDËRKRÝER (i, e) mb. 1. Që është bërë si i prishur mendsh, i marrë, i shkalluar, i tërbuar. Flet si i ndërkryer. Ikte (u bë) si i ndërkryer. U zgjua si i ndërkryer. E shihte vëllain si i ndërkryer. Njerëzit bëhen vetvetiu si të ndërkryer. Duke ecur si i ndërkryer. Dola me hapa të ndërkryer nga dera.
2. Që është sëmurë nga trutë dhe sillet si i tërbuar (për kafshët). Dele (mushkë) e ndërkryer. Si dem i ndërkryer.
✱Sin.: i marrë, i shkalluar, i tërbuar.
SHKALLÚAR (i, e) mb. 1. Që është bërë shkallë-shkallë; i shkallëzuar. Lis i shkalluar.
2. fig. Që është i luajtur nga mendtë, i çmendur, i marrë. Ky qenka djalë i shkalluar. U turr si e shkalluar.
✱Sin.: i çmendur, i ndërkryer, i marrosur, marrak, marruk, i krisur, i lajthitur, i luajtur, i lënë, i lënurur, i trentë, shkallaq, i marrë, i këmbyer, i mëkequr, çmendarak.
SHKÁRË (i, e) mb., 1. Që ka rrëshqitur. Stomak i shkarë.
2. bised. Që është i çmendur, i rrjedhur. Djalë i shkarë. Grua e shkarë nga mendja.
✱Sin.: i marrë, i lajthitur, i luajtur, i kërcyer, i kapërcyer, i shkalluar, shkallaq, i trentë, marrak, marruk, marrash, marrok, marroq, i marrosur, i ndërkryer.
TRUTHÁRBUR mb., keq. I ndërkryer, i prishur mendsh, i çmendur, trutharbët.
TËRBÚAR (i, e) mb. 1. Që e ka zënë sëmundja e tërbimit, i sëmurë nga tërbimi. Qen i tërbuar. Njeri i tërbuar.
2. I zemëruar aq shumë me dikë a me diçka sa nuk e përmban dot veten, që është bërë si i marrë nga inati, shumë i egërsuar. Armik (kundërshtar) i tërbuar. Hyri (erdhi) si i tërbuar.
3. fig. Që është i papërmbajtur në shfaqjen e dëshirave a të tekave; që sillet e vepron në mënyrë të papërmbajtur; i shfrenuar, i harbuar; i llastuar a i përkëdhelur tej masës. Fëmijë i tërbuar.
4. fig. Që lëviz a shpërthen me vrull e me forcë, që vërshon pa u përmbajtur, që lëshohet me rrëmbim; që ka dallgë të mëdha e të furishme. Erë e tërbuar. Tufan (murrlan) i tërbuar. Det (oqean) i tërbuar.
5. fig. Që është i përgjakshëm e shumë i ashpër; që bëhet pa mëshirë, i egër, mizor, barbar; që bëhet me tërbim. Luftë e tërbuar. Sulm i tërbuar. Fushatë (garë) e tërbuar. Terror i tërbuar.
✱Sin.: i ndërkryer, i trenuar, i çmendur, i shkalluar, i marrosur, i xhindosur, i papërmbajtur, histerik, i çartur, i harbuar, i harlisur, i shfrenuar, i azdisur, i llastuar, i përkëdhelur, i papërmbajtur, i vrullshëm, i përgjakshëm, gjakatar, barbar, i egër, mizor.
♦ *Ujë i tërbuar (i bekuar) shak.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë