Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANASTOMÓZ/Ë,~A f., mjek. 1. Ndërkomunikim midis dy enëve të gjakut, midis dy arterieve a dy venave të gjakut; krijim komunikimi midis dy pjesëve të ndara më parë. Anastomozë natyrore. Anastomozë vaskulare. Anastomoza ndërmjet arterieve koronare.
2. Hapje e krijuar nga një ndërhyrje kirurgjike, nga një traumë ose nga një proces patologjik midis dy organeve të ndara normalisht nga njëri-tjetri. Anastomozë kirurgjikale. Kirurgët krijuan një anastomozë në aparatin tretës.
✱Sin.: bashkuese, ngjitëse, bashkëngjitëse, lidhëse, ndërkomunikim.
NDËRKOMUNIKÍM,~I m. Komunikim që bëhet ndërmjet dikujt e diçkaje (ndërmjet dy gjërave, ndërmjet dy individëve, dy palëve, dy institucioneve, dy shteteve etj.). Ndërkomunikim bashkëkohor (shpirtëror, letrar, kulturor). Tipa të ndryshëm ndërkomunikimi. Ka ndërkomunikim midis teksteve.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë