Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ALTERNÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur alternoj ose kur alternohet diçka me diçka tjetër; ndërrim.
2. libr. Ndryshim periodik ose ndërrim i rregullt i dy ose më shumë gjendjeve, i dy a më shumë elementeve apo i dy a më shumë fenomeneve në një rend të caktuar Alternimi i stinëve. Alternimi i natës dhe ditës. Alternimi i së vërtetës me imagjinatën. Alternimi i dy mundësive. Alternim patologjik i gjendjes (mjek.). Alternimi i ushtrimeve aerobike. Alternimi i humorit të tij bëri përshtypje. Alternimi i gjendjeve emocionale.
3. drejt. Detyrim ligjor alternativ; detyrim sipas të cilit debitori lirohet nga të gjitha detyrimet e tij sapo të përmbushë njërën prej tyre. Alternimi i pretendimeve të paditësit.
4. fiz. Ndryshimi periodik i tensionit nga shkalla zero deri në shkallën më të lartë dhe e kundërta prej shkallës negative më të lartë te shkalla zero. Oksilatori gjeneron alternime të rregullta të tensionit në një qark elektrik.
5. biol., bot. Ndryshimi ndërmjet një brezi gjinor dhe një brezi jogjinor te bimët, algat ose kërpudhat. Alternimi i brezave (i gjeneratave). Alternimi i brezave te myshqet.
6. gjuh. Ndryshimi i tingujve në një morfemë në vendin e njëjtë; ndërrim. Alternim fonetik. Alternim i tingujve. Alternim i zanoreve. Alternimi i mbiemrit me ndajfoljen në disa sintagma. Alternimi i tingujve (fonemave) në fjalë të ndryshme.
7. dipl. Mënyrë respektimi i parimit të barazisë së shteteve të pavarura me rastin e paraqitjes së emrave të shteteve ose përparësinë e emrit të vendit në dokumentet zyrtare dypalëshe ose shumëpalëshe. Alternimi në marrëveshjet ndërkombëtare. Protokolli diplomatik kërkon që alternimi të respektohet në çdo dokument.
8. teatr. Interpretimi i alternuar i të njëjtit rol nga dy aktorë. Alternimi i roleve.
9. muz. Ndryshimi ose këmbimi i notave ose i motiveve muzikore në mënyrë të përsëritur. Alternimi midis zërave të ndryshëm. Alternimi i përsëritshëm ritmik i elementeve muzikore. Alternimi i akordeve.Sin.: këmbim, shkëmbim, ndërkëmbim, ndërrim, zëvendësim, ndryshim, shndërrim, alternacion.
PËRNDRYSHÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përndryshoj ose kur përndryshohem.
2. Ndryshim.
3. gjuh. Ndërkëmbim, alternim. Përndryshimet fonemore (tingullore).
ROKÁD/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. shah. Në lojën e shahut, lëvizje e njëkohshme e torrës dhe e mbretit, sipas rregullave të përcaktuara, për ta vënë mbretin në një pozicion më të mbrojtur.
2. Këmbim i ndërsjellë i vendeve, i roleve etj. Rokadë e pushteteve. Bëj rokadë me dikë ndërrojmë vendet.
✱Sin.: këmbim, ndërkëmbim, ndryshim, ndërrim, rotacion, zhvendosje.
SHKËMBÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur shkëmbej diçka ose kur shkëmbehem; këmbim, ndërrim. Shkëmbim i frytshëm. Shkëmbim miqësor. Shkëmbim të dhënash. Shkëmbim librash (vizitash, letrash). Shkëmbim zjarri. (usht.) Shkëmbim popullsish. (drejt.) Shkëmbimi i robërve të luftës. (drejt.) Me shkëmbim duke shkëmbyer një gjë me diçka tjetër. I dha para në shkëmbim të heshtjes. Shkëmbim topi (sport.) këmbimi i topit nga njëri lojtar tek tjetri. Shkëmbim termik (fiz.) procesi i dhënies dhe i marrjes së nxehtësisë ndërmjet trupave ose pjesëve të ndryshme të një trupi, që kanë temperatura të ndryshme.
2. fin. Këmbimi i një monedhë me një tjetër; vlera me të cilën një monedhë shkëmbehet me një tjetër. Kursi i shkëmbimit. Monedhë shkëmbimi. Shkëmbimi i monedhave.
3. vet. sh., dipl. Këmbimi mes dy shteteve i dokumenteve diplomatike, i delegacioneve, përfaqësuesve etj.; Shkëmbim notash. Shkëmbime ndërkombëtare. Shkëmbime tregtare. Shkëmbime diplomatike. Shkëmbime kulturore. Vëllimi i shkëmbimeve.
4. ek. Ndërveprim i vullnetshëm mes dy individëve apo dy enteve që shkëmbejnë diçka që e kanë në zotërim me një tjetër, duke pasur një përfitim të ndërsjellë. Shkëmbimi i aksioneve. Shkëmbimi i mallrave. Shkëmbim në natyrë. Format e shkëmbimit.
✱Sin.: këmbim, trambë, ndërrim, ndërkëmbim, këmbesë, shkëmbesë, zëvendësim.
♦ Monedhë shkëmbimi (tregu) libr.
TEJVENDÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET gjuh. Ndërkëmbim shkronjash në një fjalë, i cili përbën një gabim të madh drejtshkrimi, kur nuk shkruhet për arsye stilistike; përmbysje, vendosje e përkundërt e një fjale, barbarizëm, p.sh.: “*ulan” për luan, “*feka” për kafe.
TRANSPOZÍM,~I m. 1. gjuh. Zhvendosje ose përmbysje e rendit të natyrshëm të elementeve të gjuhës; anagramë (kur zhvendos shkronja), metatezë (kur zhvendos rrokje), vendkëmbim, ndërkëmbim. Transpozimi i shkronjave të një fjale (i fjalëve të një fjalie).
2. Ndryshimi i formës ose i përmbajtjes duke e kaluar në një lëmë tjetër ose në një epokë tjetër. Transpozimi i ngjarjeve dy shekuj më vonë.
3. muz. Përshtatje e një vepre muzikore për një tonalitet tjetër nga ai që është shkruar.
4. mjek. Zhvendosje e një organi ose e një indi nga pozicioni normal anatomik.
5. mat. Ndërrim i vendeve të gjymtyrëve të barazimit në një renditje të caktuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë