Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
TEJVENDÓS vep., ~A, ~UR gjuh., kal. Ndërkëmbej, përmbys, vendos përkundërt shkronjat e një fjale. Fjalën “*areoport” e ka tejvendosur, duhet “aeroport”.
TRANSPOZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. gjuh. Zhvendos duke përmbysur rendin, ndërkëmbej, anasjell, përmbys (rendin e një fjalie ose të gjymtyrëve të saj). Transpozoj fjalët e një fjalie.
2. Ndryshoj formën ose përmbajtjen duke e kaluar në një lëmë tjetër ose në një epokë tjetër. Transpozoi “Baladën e murimit” në shekullin XXI.
3. muz. Përshtat një vepre muzikore për një tonalitet tjetër nga ai që është shkruar.
4. mjek. Zhvendos një organ ose një ind nga pozicioni i tij normal anatomik.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë