Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NDËRGJEGJSHMËRÍ,~A f. 1. Të qenët i ndërgjegjshëm, aftësia për të kuptuar drejt dhe qartë botën e jashtme dhe veprimet e veta, qëndrim i ndërgjegjshëm; kund. pandërgjegjshmëri. Ndërgjegjshmëri e lartë. Ndërgjegjshmëria e komunitetit. Rritja e ndërgjegjshmërisë ambientaliste të qytetarëve.
2. Cilësia e njeriut të ndërgjegjshëm, zelli dhe ndershmëria në plotësimin e detyrave. Ndërgjegjshmëria në punë. Veproj me ndërgjegjshmëri.
✱Sin.: vetëdije, zell, ndershmëri.
PANDËRGJEGJSHMËRÍ,~A f., libr. 1. Të qenët i pandërgjegjshëm, vetia e njeriut të pandërgjegjshëm; mungesë ndërgjegjshmërie; kund. ndërgjegjshmëri.
2. Mungesa e aftësisë për të kuptuar drejt dhe qartë botën e jashtme ose për të kontrolluar veprimet që bën; të qenët i pavetëdijshëm.
✱Sin.: papërgjegjësi, pavetëdije.
VETËDÍJ/E,~A f. 1. Aftësia që ka njeriu për të njohur e për të kuptuar botën që e rrethon dhe vetveten, për të gjykuar e vepruar në mënyrë të vullnetshme. Me vetëdije të plotë. Vetëdija e njeriut. Errësimi (turbullimi) i vetëdijes. Humbi vetëdijen. E bëri me vetëdije (pa vetëdije).
2. Aftësia e njeriut ose e një grupi njerëzish, e formuar historikisht nga vetë jeta, për të kuptuar qartë qenësinë e vet, vendin e detyrën e vet në jetën dhe për të mbajtur një qëndrim të caktuar në kushte e rrethana të ndryshme; ndërgjegje. Errësimi (turbullimi) i vetëdijes. Zhvillimi i vetëdijes. Vetëdija shoqërore. Vetëdije e kthjellët. Vetëdije e pastër. Humbi vetëdijen.
3. Gjendja e njeriut që e di ç’bën; ndërgjegje, ndërgjegjshmëri. Punon (vepron) me vetëdije. Me vetëdije të plotë. E bëri me vetëdije (pa vetëdije).
✱Sin.: ndjenjë, ndjesi, ndërgjegjshmëri.
♦ Humbi vetëdijen (dikush) libr. 1. I ra të fikët, humbi ndjenjat. 2. Nuk është më në gjendje për diçka; nuk kupton se ç’bëhet, nuk është i vetëdijshëm për diçka; është si në tym.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë