Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ndërfutje”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ANAPTIKS

ANAPTÍKS,~I m., gjuh. Ndërfutje e një zanoreje midis dy bashkëtingëlloreve për ta lehtësuar shqiptimin ose për rritur rrjedhshmërinë në të folur; tingullshtesë.

NDËRFUTJE

NDËRFÚTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET libr. 1. Veprimi kur ndërfut a kur ndërfutet diçka; ndërkallje. Ndërfutja e fjalëve (e reklamave). Ndërfutja e ujërave. Ndërfutja e qytetit në një trekëndësh ekonomik. Ndërfutjeprocedurën e emërimit.
2. Diçka që ka hyrë ndërmjet dy gjëravetjera ose ndërmjet pjesëve të një sendi. Ndërfutje ranore (gjeol.). Ndërfutjeshkëmb (gjeol.).
3. mjek., biol. Masë jo e gjallë midis dy pjesëveqelizës (një pikë yndyre në citoplazmën e qelizës etj.).

NDËRKALLJE

NDËRKÁLLJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Ndërfutje. Ndërkallje elementesh. Ndërkallje interesash.

PARANTEZË

PARANTÉZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Fjalëfutenkllapa ose thuhen si diçka e ndërmjetme a anësore, jo e lidhur drejtpërdrejt me fillin themelor të shtjellimit të mendimit; ndërfutje. Bëri (çeli, hapi) një parantezë. E thaparantezë e tha ndërmjet të tjerash, jo si diçka kryesore.
2. Kllapatpërdoren për të futur brenda një fraze disa fjalë a fjali që nuk lidhen drejtpërdrejt me ndërtimin e saj sintaksor, por që e sqarojnë a e plotësojnë mendimin ose sqarojnë përmbajtjen e ndonjë gjymtyrefjalisë. Hap (mbyll) parantezat. E mbyll (e vë) një fjalëparantezë.

PËRBRENDËSIM

PËRBRENDËSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. Veprimi kur përbrendësoj ose kur përbrendësohem; ndërfutje, brendësim.
Sin.: ndërfutje, ndërkallje, brendësim.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.