Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ndërfaqe”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

NDËRFAQE

NDËRFÁQ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET kompj. Pajisje apo program (softuer) që i mundëson përdoruesitkomunikojë me një kompjuter. Tastiera (ekrani me prekje) shërben si ndërfaqe. Ka ndërfaqemundësojnë lidhjen me një kompjuterdistancë.

PORTË

PÓRT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vend i hapur e i gjerë, zakonishtmurin e oborrit të një shtëpie etj., nëpërcilin mundhyjnë e të dalin njerëz e automjete dhembyllet me kanate ose me një fletë metalikelëviz mbi një shinë; kanatet që e mbyllin atë; dera kryesore e jashtme e një shtëpie. Portë druri (hekuri). Porta e shtëpisë (e oborrit). Portat e kalasë. Kanatet (fletët) e portës. Hap (mbyll) portën. Trokitiportë. Porta e Lartë (hist.) sulltani dhe qeveria si autoriteti më i lartë e përfaqësues i Perandorisë Osmane. thirra te porta / Më dole te muri / Qepallat e tua / porsi halë gruri! (folk.). Në portën e shurdhakut trokit sa të duash. (fj. u.). Porta e madhe nuk bëhet për miun e vogël! (fj. u.).
2. Derë.
3. spec. Secila nga fletët e lëshuesit në një lumë, në një kanal etj., që shërbejnë për t’i bërë pritë ujit ose për të lëshuar ujin kur kalon nivelin e caktuar. Portë automatike. Portat e pendës. Porta e derdhjes.
4. spec. Pajisje e posaçmelejon ose ndalon hyrjen a daljen e një lëngu, të avullit, të ajrit etj. në diçka. Porta e sigurimit. Porta e ajrimit.
5. sport. Hapësirë e kufizuar midis dy shtyllash pingule dhe një shtylle horizontalefushën e futbollit, të hokejit etj., që mbulohet prapa me një rrjetë dhembrohet nga një lojtar. Porta kundërshtare. Vija e portës vijëbashkon dy shtyllat pingule, e cila shërben si kufi për golin. Zona e portës. Rrjeta e portës. Mbron portën. Gjuajtiportë. Hyri topiportë.
6. Vend i hapur nga ku mundhyjë dikush a diçka. Porta e doganës. Porta veriore e vendit. Portat e qytetit.
7. Qafë e ngushtë kalimi në një mal.
8. Shteg kalimi (edhe fig.). Ia mbylli portat dikujt a diçkaje ia zuri shtigjet, nuk e lejonhyjë a të kalojë. Ia hapi portat dikujt a diçkaje e lejonhyjë lirisht dikë a diçka, lë shteglirë kalimi për këdo; e pranon brenda.
9. Pjesë e lojës guraçokthi, kur vendoset doratrajtën e bërçikut si hapësirë, nëpërcilën kalojnë gurëtnxirren jashtë; derë. Bëj portën. I kaloi (i futi) gurëtportë.
10. kompj. Ndërfaqe për transferimin e informacionit midis një kompjuteri dhe pajisjevetjera. Portë paralele.
Sin.: derë, hyrje, shteg, dalje, vendkalim.
Pa *derë e pa portë. *Han me dy (me katër) porta keq. I hap (i çel) portën (portat). 1. (dikujt). E lejojhyjë a të kalojë diku, nuk e pengoj; e lejojmarrë pjesëdiçka; nuk e pengoj që të përparojë, i krijoj mundësinëarrijë një qëllim etj.; i hap (i çel) derën (dyert); i hap (i çel) shtegun; kund. i mbyll portën (portat). 2. (diçkaje). E lë të hyjë, të përhapet a të zhvillohet lirisht diçka që e dua; i hap (i çel) derën (dyert); ia hap (ia çel) të dyja kanatat; i hap (i çel) shtegun; kund. i mbyll portën (portat). Luan *rezen e portës (dikush) iron. I mbyll portën (portat). 1. (dikujt). Nuk e lë të hyjë a të kalojë diku, e ndaloj, e pengoj; nuk e lejojmarrë pjesëdiçka; e pengojpërparojë, nuk i krijoj mundësinëarrijë një qëllim etj.; i mbyll derën (dyert); ia mbyll shtegun; kund. i hap (i çel) portën (portat). 2. (diçkaje). Nuk e lë të hyjë, të përhapet a të zhvillohet lirisht diçka që nuk e dua, e pengoj a e ndaloj; i mbyll derën (dyert); ia mbyll shtegun; kund. i hap (i çel) portën (portat). S’e nxë as *derë e as portë (dikë) keq. Nuk e nxë porta (dikë) shih nuk e nxë dera (dikë). E nxjerr te porta e pazarit (diçka) e nxjerr një të fshehtë dikush sa e marrin veshgjithë, ua thotëgjithëve ç’di, e zbulon dhe e përhap diçkaduhet ta ruajë si të fshehtë. Portë pazari. 1. Llafazan i madh, njerimerret shumë me thashetheme dhe nuk mban dot asgjëfshehtë. 2. Vend ku hyn e del kushdo, pa pengesa, pa kontroll e me rrëmujëmadhe. Portëportë në çdo shtëpi, shtëpishtëpi; derëderë; pragprag; vatërvatër. E pret kali te porta (vajzën). Shikoj portën (*derën). Shpërthen një portë (një *derë) të hapur (dikush). Po troketportë (diçka) po vjen, është fare afër; po troketderë; është prapa derës. Troketportëhapur (në *derë) të hapur (dikush). Troketportën (në *derën) e shurdhit (dikush).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.