Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ndërdyshje”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

CARRNJATJE

CARRNJÁTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur carrnjat dikë a kur carrnjatem.
2. Gjendja kur je i pavendosur ose i pasigurt për diçka, mëdyshje. Carrnjatjet e vazhdueshme e pengoninmerrte vendimin e duhur.
Sin.: lëkundje, ndërdyshje, dilemë, ngurrim, hezitim.

DYSHIM

DYSHÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur dyshoj për dikë a për diçka; pasiguri, lëkundje e mosbesim për vërtetësinë ose për saktësinë e diçkaje, për mundësinë e plotësimit të një pune etj. Dyshim i pathemeltë (i kotë). Ndjenja e dyshimit. Pa asnjë dyshim (pa pikë dyshimi) sigurisht, me siguri, patjetër. S'ka dyshim që... (se...) me siguri që..., sigurisht që..., patjetër që... Ka një dyshimvogël. Ka shumë dyshim.
2. Gjendja kur jam i dyshuar ose kur dyshoj për dikë a për diçka; gjendja kur dyshoj; ndjenjë pasigurie, lëkundjeje e mosbesimi për dikë a për diçka. E ha (e bren, e mundon) dyshimi. Shpreh (heq) dyshimin. S’lë asnjë dyshim. Vë (vihet) në dyshim. Biedyshim. Pret (sheh) me dyshim. - Lëri dyshimet! Kishte disa dyshime. U çlirua nga dyshimet.
3. Mendimi se dikush nuk është ndoshta aq i mirë sa duket, mendimi pak a shumë i bazuar se dikush është njeri jo i mirë; të menduarit keq për dikë a për diçka. Ka dyshim (për dikë). I ngjall dyshim. Ka dyshimeshumta. Mbibie dyshimi.
Sin.: hamendësim, supozim, mëdyshje, ndërdyshje, dilemë, dyzim, merak.

NDËRDYZJE

NDËRDÝZJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Mëdyshje, ndërdyshje. Pa kurrfarë ndërdyzjeje. Ndërdyzja lind vetvetiu. Ndërdyzja e la pa gjumë.

SHIL

SHIL,~I m., krahin. 1. Dëshirë, ëndje; epsh. E ka zënë shili për të kërcyer. Ka shil për punë.
2. Lëkundje besimi, dyshim. Më ha shili tek ai.
Sin.: dashje, hir, ëndje, kënaqësi, qejf, mirakande, hamendësim, supozim, ndërdyshje, dilemë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.