Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NDËRDÝSH ndajf. Me dy mendje, në dyshim. Ka mbetur ndërdysh në kryqëzim.
✱Sin.: ndërdyshas, mëdyshas, ndërdyshazi, ndërdyzash.
NDËRDÝSHAS ndajf. Me dy mendje, pa ditur si të veproj, mëdysh. Jam ndërdyshas. Mbetem (ngel) ndërdyshas. Rri ndërdyshas. Mbeti gjatë ndërdyshas.
✱Sin.: mëdyshas, ndërdysh, ndërdyshazi.
NDËRDÝSHAZI ndajf. Ndërdyshas. Mori një përgjigje si ndërdyshazi, edhe kështu, edhe ashtu.
NDËRDÝZASH ndajf. Në mëdyshje, ndërdyshas, ndërdyshazi, mëdyshas. Ulte kokën si ndërdyzash. Ngriti supet ndërdyzash. Shkonte ndërdyzash tavolinën. Rri ndërdyzash. Mbeti ndërdyzash. Donte ta mbante ndërdyzash.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë