Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BÉJK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Dele e bardhë. Bejkë rudë. Bejkë mali. Lesh bejke. Bejkë e bardhë, / Bejkë e stanit. (folk.). Ç’ka që qan bejkë belaja, / I ka humbur fukaraja, / Nëpër pyje, nëpër pllaja. (folk.).
2. fig., përk. Vajzë e re, bardhoshe dhe e hijshme. Dy kunata në një portë, / Njëra bejkë e tjetra sorkë. (folk.). Vjen një bejkë kanakare, / E vogël, po nazemadhe. (folk.).
NAZEMÁDH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që është nazemadhe, piliherdhe. Nazemadhja binte shumë në sy.
✱Sin.: nazelie, nazeqare.
PILIHÉRDH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo dridhet e përdridhet kur flet, kur ecën etj., nazemadhe; e lëvizur, bishtdredhur.
PILIHÉRDHE mb. vet. f., bised. 1. Që dridhet e përdridhet kur flet, kur ecën etj., nazemadhe. Vajzë (grua) piliherdhe.
2. E lëvizur, bishtdredhur.
✱Sin.: nazeqare, nazemadhe, bishtdredhur, e përdalë, kurvë, prostitutë.
PITIGÓN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vajzë a grua që është mendjelehtë, nazemadhe e llafazane; pispilingë.
2. si mb. f. Sipas kuptimit të emrit. Grua pitigonë.
✱Sin.: mendjelehtë, nazemadhe, llafazane, pispilingë.
VETULLGAJTÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET poet. Ajo që i ka vetullat, të holla e të gjata si gajtan. Ajo vetullgajtania ishte nazemadhe.
✱Sin.: vetullhollë, vetullibërshim, vetullçapar, vetullape, vetullpijavicë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë