Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NATYRALITÉT,~I m. Të qenët natyral, natyrshmëri. Laguna ka natyralitetin e saj. Qyteti me natyralitetin e tij. Projektligj që i jep një natyralitet tregut.
NATYRSHMËRÍ,~A f. Cilësia e atij që është i natyrshëm, ose e diçkaje që bëhet në mënyrë të vetvetishme e pa stërhollime, të qenët i thjeshtë e i çlirët. Natyrshmëri sjelljesh. Natyrshmëria e të vegjëlve. Thjeshtësia dhe natyrshmëria e lëvizjeve. Luan (interpreton) me natyrshmëri (për një aktor). Flet me natyrshmëri. Humbet natyrshmërinë.
✱Sin.: thjeshtësi, çiltëri, natyrësi, natyralitet.
PANATYRSHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i panatyrshëm; vetia e diçkaje që është e panatyrshme; kund. natyrshmëri. Binte në sy (në dukje) një panatyrshmëri dhe tensionim i situatës.
THJESHTËSÍ,~A f. Të qenët i thjeshtë, vetia e atij që është i thjeshtë. Thjeshtësia e përshkrimit (e mendimit). Shprehje e thjeshtësisë. Shembull thjeshtësie. Për thjeshtësi për ta bërë a për ta paraqitur më të thjeshtë.
✱Sin.: kryeultësi, thjeshti, natyrshmëri, padjallëzi, çiltërsi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë