Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NATYRALIZÍM,~I m. 1. biol. Përhapje e një specieje në një zonë ku nuk ka jetuar më parë, duke u bërë kështu pjesë e këtij ekosistemi; përshtatje në mjedisin e ri; kund. çnatyralizim. Natyralizimi i bimëve në kopsht.
2. drejt. Pranimi i një të huaji në shtetësi, dhënia e shtetësisë një të huaji. Dhënie e shtetësisë dhe natyralizimit. Procesi i natyralizimit është shumë i gjatë. Natyralizim të lehtësuar. Fitim shtetësie me anë të natyralizimit. Natyralizim i bashkëshortit (drejt.) fitim i shtetësisë së një bashkëshorti sipas asaj të bashkëshortit tjetër.
ÇNATYRALIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Çnatyrëzim; kund. natyralizim. Çnatyralizimi i qytetit. Çnatyralizim i pakuptimtë i atmosferës. Nuk bënë restaurim por një çnatyralizim të monumentit.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë