Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANTINATYRALÍST,~E mb. 1. filoz. Që është kundër natyralizmit; kundërnatyralist; kund. natyralist. Botëkuptim antinatyralist. Filozofi antinatyraliste. Ide antinatyraliste.
2. Që i përket antinatyralizmit, i antinatyralizmit. Vepër antinatyraliste.
ANTINATYRALÍZ/ËM,~MI m., filoz. 1. Rrymë, ideologji, qëndrim apo mendim që kundërshton natyralizmin, në kuptimet e tij: filozofik, letrar ose shkencor; të qenët kundërshtar i botëkuptimit filozofik natyralist; kund. natyralizëm. Antinatyralizmi metafizik. Antinatyralizmi monist (pluralist). Antinatyralizmi në filozofinë e shkencës.
2. fet. Mendimi ose ideja që vlerat morale nuk burojnë nga natyra, por nga arsyeja, nga shpirti, nga Zoti ose nga norma të pavarura. Antinatyralizmi (etik, teologjik etj.).
3. let. Të qenët kundër natyralizmit në letërsi dhe në arte, kundërshtar i drejtimit letrar-artistik, i cili paraqet natyrën dhe njeriun në mënyrë objektive, reale, të drejtpërdrejtë. Kritika e antinatyralizmit. Parimet e antinatyralizmit. Manifesti i antinatyralizmit.
NATYRALÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që merret me studimin e natyrës; lëvrues i shkencave të natyrës. Natyralist i madh (i shquar). Organizata ndërkombëtare e natyralistëve të rinj.
2. Nxënës shkolle që merret me vëzhgime për jetën e bimëve dhe të kafshëve. Rrethi i natyralistëve të rinj.
3. let., art. Pasues i natyralizmit. Natyralisti i famshëm. Prozator natyralist. - Ti je natyralist?, - e pyeti diskutantin.
NATYRALÍST,~E mb., let., art. 1. Që ka të bëjë me natyralizmin, i natyralizmit. Shkolla (rryma) natyraliste.
2. Që i përshkruan ose i paraqit me imtësi e drejtpërdrejt, ashtu siç i sheh, hollësitë e jetës e të dukurive, por pa bërë përgjithësimin dhe tipizimin e tyre. Përshkrim natyralist. Skenë natyraliste. Fjalia artistike nuk mund të jetë gjithnjë natyraliste. Konstatime deskriptive natyraliste.
ORNITOLÓG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT zool. Ai që merret me studimin shkencor të shpendëve. Ishte ornitolog dhe natyralist. Falë punës së ornitologëve. Ornitologët studiuan migrimin e lejlekëve në Ballkan. U organizua një ekspeditë me ornitologë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë