Fjalori

Rezultate në përkufizime për “napalm”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BOMBË

BÓMB/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. usht. Predhë me madhësi e me formandryshme, e mbushur me lëndë shpërthyese a me lëndëtjera dëmtuese, që hidhet me dorë ose që lëshohet nga ajri me aeroplan; granatë. Ndezësi i bombës. Doreza e bombës. Shpërthimi i bombës. Sulm (kërcënim) me bomba. Hedh (lëshon) bomba. Plasi bomba. Alarm për bombë.
2. usht. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa llojebombës. Bombë atomike bombë e shfarosjes në masë, me fuqimadhe shpërthyese, që shfrytëzon energjinë e atomit. Bombë aviacioni bombëlëshohet nga aeroplani. Bombë bakteriologjike bombë me mbushje bakteresh, që përhap sëmundje atje ku shpërthen. Bombë djegëse bombë e ndërtuar për t’u vënë zjarrin depove me lëndë djegëse. Bombë dore granatë. Bombë elektromagnetike bombë me impulsfuqishëm elektromagnetik në dendurinë e mikrovalës, që përdoret për të prishur pajisje elektronike. Bombë me fuzion bombë e shfarosjesmasë, që përfton energji shkatërruese nga fuzioni bërthamor. Bombë me gaz bombë kimike e mbushur me gaz lotsjellës, mbytës, etj. Bombë me gaz lotsjellës bombë me mbushje gazi, që ngacmon nervat pamorë dhe, në rasteskajshme, mundshkaktojë verbim. Bombë me gaz mbytës (qelbës) bombë e vogëllëshon erë të qelbur kur plas. Bombë me hidrogjen bombë e shfarosjesmasë, më e fuqishme se bomba atomike, që e përfton fuqinë shpërthyese nga reaksioni i fuzionit termobërthamor i izotopeve të hidrogjenit. Bombë kimike bombë e mbushur me lëndë kimikegaztë, të lëngët a të ngurtë për të vrarë a për të dëmtuar njerëz. Bombë me kobalt bombë atomike hipotetike, që mendohetpërdorë kobalt si ndotës kryesor radioaktivmjedisit. Bombë me napalm bombë me fuqimadhe djegëse, e mbushur me kripërapërziera me benzinë. Bombë me neutron armë bërthamore e projektuar për të prodhuar një numërmadh neutronesh me shpërthimdobët dhe shkallëlartëndotjes radioaktive afatgjatë. Bombë e nënujshme bombë e thellësisë. Bombë plastike bombëpërdor lëndë shpërthyese plastike si Semteksi dhe C-4. Bombë me pluton bombë e shfarosjesmasë, që krijon energjijashtëzakonshme nga ndarja e bërthamësuraniumit 235 ose të plutonit 239. Bombë radiologjike bombëpërmban lëndë radioaktive. Bombë robot raketë reaktive e vogël me krahë, e armatosur me bombë; bombë fluturuese. Bombë me sahat bombë me mekanizëm shkrepës, që vihetveprim në një kohëcaktuar. Bombë me shpërthimvonuar bombë aviacioni, me mekanizëmrregullon shpërthimin disa çaste a ditë pas hedhjes. Bombë termobërthamore bombë e shfarosjesmasë, që krijon temperatura tepërlarta nga reaksionet bërthamore. Bombë tymuese bombëlëshon sasimadhe tymi kur ndizet. Bombë e thellësisë mbushje shpërthyeselëshohet nga anija ose nga aeroplani në ujë dhe shpërthen në një thellësillogaritur për të dëmtuar nëndetëset. Bombë thërrmuese bombë me kasëtrashëthërrmohet në një numër shumëmadh ciflash kur plas. Bombë zjarrvënëse bombë djegëse.
3. gjeol. Copë llavedel nga krateri i vullkanit menjëherë pas gazeve dhemerr trajtën e një lëmshi. Bombë gjeologjike.
4. fig., bised. Goditje e rëndë dhe e papritur; diçka e papritur dhebën shumë përshtypje. Ai lajm qe një bombë për të.
Ra bomba ndodhi diçka papritur, ngjau befas e shkaktoi një goditjerëndë, shkatërrim a përshtypjemadhe. Bombë me sahat libr. diçka e rëndënga çastiçast mundvijë a të ndodhë dherrezikojë a të dëmtojë; minë me sahat. Bombë tymuese (tymëse) libr. mjet a mënyrëpërdoret për të trembur dikë, po pa i shkaktuar asnjë dëm; mjet mashtrimi për të mposhtur dikë a për t’ia arritur diçkaje. Plasi bomba ndodhi një e papritur e rëndë; shpërtheu diçka e keqe e dëmtuese. I plasi bombaduar (në dorë) (dikujt) iu zbulua papritur diçka e keqe dhe e rëndë, që nuk dontemerrej vesh ngatjerët; i dolishesh diçka e papëlqyer, që përpiqej ta fshihte ose ta bënte pa u ndier.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.