Fjalori

Rezultate në përkufizime për “nanus”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

FASULE

FASÚL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. bot. (lat. Phaseolus vulgaris) Bimë barishtore njëvjeçare, me kërcellgjatë, të hollë e përdredhës, me gjethetrajtë zemre, që mbillet për bishtajat dhe për kokrrat e saj; bishtajat ose kokrrat e kësaj bime, që përdoren për ushqim; groshë. Fasulenjoma (të thata). Kokrra fasuleje. Blej fasulemira. Mbledh fasulet. Fasule pllaqi. Fasule pllaçake. Fasule dardharake fasule me pikakuqe.
2. bot. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshtatregojnë llojendryshmebimësfasules. Fasule me erë (lat. Phaseolus caracalla). Fasule foragjere (lat. Dolichos sinensis, Vigna sinensis). Fasule gjatoshe (lat. Phaseolus vulgaris oblungus). Fasule gjethemprehtë (lat. Phaseolus acutifolius, P. tenuifolius). Fasule kacavarëse (lat. Phaseolus vulgaris volubilis). Fasule e kuqe (lat. Phaseolus coccineus). Fasule e shkurtër (lat. Phaseolus vulgaris nanus). Fasule vezake (lat. Phaseolus vulgaris ellipticus).
Sin.: groshë, bathë.
Jo *bathë, po fasule. Nuk më ftohen fasulet iron. mospërf. nuk shqetësohem fare për diçka, nuk më prishet puna; nuk më ftohet pilafi; nuk më bëhet vonë; nuk më prishet gjiza iron. thjeshtligj.; aq më bën! (Humbi) si fasuljavegsh (dikush a diçka) humbi pa gjurmë, s’u pa më, nuk dihet ku është; i humbi (iu shua) fara (dikujt a diçkaje). Ziejnë fasuletdiell (diku) bën shumë vapë, është shumë nxehtë; piqet vezarërë; merr kashta flakë; bën miza bëz. Zien si *poçi me fasule (dikush).

LAKURIQ

LAKURÍQ,~II m. sh. ~Ë, ~ËT zool. 1. (lat. Pipistrellus pipistrellus, Vespertilio) Lakuriqës. Lakuriqi i natës. Kishte diçka prej lakuriqinatës kur shikonte me mëri, por bëhej shumëngjethës kur përpiqejqeshte.
2. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloje lakuriqësh. Lakuriqi i artë (lat. Myzopoda aurita). Lakuriqi i bananes (lat. Pipistrellus nanus, Mysonycteris harrisoni). Lakuriqi bishtlirë (lat. Talarida teniotis). Lakuriqi bishtshkurtër (lat. Carollia perspicillata). Lakuriqi bulldog (lat. Noctilio labialis). Lakuriqi dyngjyrësh (lat. Vespertilio murinus). Lakuriqi feçkëgjatë (lat. Rhynchonycteris naso).

NANUQ

NANÚQ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT anat. (lat. Reticulum) Pjesa e dytë e stomakutkafshëve ripërtypëse, që e ka faqen e brendshme hoje-hoje, aliver.
Sin.: aliver, porrc, nanus, natnuse, natnusëz, natnussh, sporrc, pordhc.

NATNUSE

NATNÚS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET anat. Nanuq, aliver.
Sin.: porrc, nanus, natnusëz, sporrc, pordhc.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.