Fjalori

Rezultate në përkufizime për “namatisje”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

FRYMËTIM

FRYMËTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Yshtje; namatisje. Nuk i pëlqente frymëtimi.

FRYRJE

FRÝRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Mbushje me ajër (e mushkërive, e tullumbaceve etj.). E mësoi fryrjen e gomave.
2. Mbufatje; ënjtje. E mjekoi fryrjen e dorës.
3. bised. Ngopje; mbushje e barkut. Fryrje me ushqim.
4. Bymim a mbufatje nga uji etj. E vërejti fryrjen e dërrasave.
5. Rritje, zmadhim a zgjerim i tepruar. Fryrje e kërkesave.
6. fig. Nxitje kundër dikujt. E kishte zakon fryrjen e të tjerëve.
7. fig. Inatosje; zemërim. Foli me fryrje.
8. Yshtje; namatisje. I ka lënë fryrjet e njerëzve.
Sin.: mbufatje, ënjtje, ngopje, ngjeshje, trashje, majmje, ngjallje, bymim, rritje, zmadhim, zgjerim, krekosje, nxitje, inatosje, zemërim, yshtje, namatisje.

NAMATISJE

NAMATÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET vjet. 1. Veprimi kur namatis ose kur namatisem, yshtje. I bënte namatisjen.
2. Fjalëtshqiptohen me besimin se do të largojnëkeqen. Mërmëriti një namatisje. Punë besëtyte: namatisje, munxë, rrethojë për magji?

NOKOTI
PËRBETOJ

PËRBET/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I lutem shumë dikujt për diçka duke i bërë be të shumta; e vë në be, përbej. E përbetoi me nënë e baba që të mos nisej.
2. vjet. Pëshpërit formula magjikepakuptueshme dhe lutjendryshme fetare gjoja për të larguar shpirtrat e këqij, xhindet ose djallin (sipas besëtytnive). Përbetontepaudhin me lutje dhe namatisje.
Sin.: përbej, përgjëroj, komplotoj.

PËRKËNDIM

PËRKËNDÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Namatisje; yshtje; përkëndyerje.
2. Formulë magjie.

PËRKËNDYERJE

PËRKËNDÝERJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Yshtje; namatisje.

YSHTJE

ÝSHTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET besëtyt. 1. Veprimi kur ysht ose kur yshtem. Yshtja e të sëmurit. Yshtjet e plakave.
2. Fjalë a shprehje, që shqiptohen kur yshtnin dikë; të yshtura.
Sin.: e yshtur, namatisje, hukatje, fryrje, frymëtim, magji, nuskë, prime, nxitje, shtytje, ngucje.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.