Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PÁFT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Pllakëz a petël metali që përdoret për punë të ndryshme. Pafta ari (argjendi). Paftë hekuri (çeliku). Paftat e brezit. I vuri pafta.
2. Diçka që është në këtë trajtë. Paftë guri. Paftë sapuni. Paftë sheqeri. Pafta e misrit buka e kokrrës së misrit që ushqen sythin. Paftat e peshkut luspat e peshkut.
3. vet. sh. Çiftet e derës a të dritares. Paftat e derës (e dritares).
4. krahin. Kopsë. Paftë dysheku çdonjëra nga pullat prej stofi, që qepen në dyshek për të mos u mbledhur lënda më të cilën është bërë, kilzë dysheku.
5. si mb. Që ka trajtën e një pete. Sheqer paftë.
✱Sin.: pllakëz, pafkë, petë, menteshë, kopsë, nallçë, pallaskë, çapëz, barbull, çift, stringël, çapraze, luspë.
POTK/ÚA,~ÓI m. sh. ~ÓNJ, ~ÓNJTË Pllakë e hollë a copë prej metali, e punuar ose e kthyer si hark në madhësinë e thundrës së kafshëve, me të cilën mbathin kalin, mushkën etj.; nallçë. Shenjë (gjurmë) potkoi. I ra potkoi. E mbathi me potkonj. Trokëllimë potkonjsh. Gozhdë potkoi.
♦ I bie *gozhdës e potkoit (për diçka). I ranë potkonjtë (dikujt). 1. U plak e u dobësua, nuk është më për punë; s’është më i zoti për asgjë. 2. U lodh shumë dikush, u këput, s’ka më fuqi, s’bën dot asgjë. 3. U mund, u mposht. I bie *thumbit e potkoit (për diçka). I hodhi potkonjtë (dikush) keq. vdiq; shkoi me të shumtët; ia ktheu potkonjtë diellit; e bëri këmbën kobure. Ia hodhi potkonjtë në *erë (dikujt) përçm. Të heq (të vjedh) potkonjtë (dikush) është shumë i shkathët; ta bën diçka pa e ndier fare, ta hedh pa e kuptuar; të zhvat; të vjedh hundën midis (në mes) syve; të vjedh vezët nën klloçkë. I ktheu potkonjtë nga dielli (nga qielli) (dikush) përçm. vdiq; ngordhi; mbaroi; mbylli sytë; perëndoi (fali) sytë; e ndjeu Perëndia (dikë); e ktheu barkun nga dielli; i ktheu sytë nga qielli; iu shuan (iu fikën) sytë (dikujt); zbardhi sytë mospërf. I la potkonjtë (dikush). 1. përçm. shih i ktheu potkonjtë nga dielli (nga qielli) (dikush). 2. Ia hodhi dikujt, i shpëtoi fshehtas dhe ai nuk i bëri dot më gjë; iku pa e kapur njeri; i la pendët (në dorë); i la puplat (në dorë). Mbath *pleshtin me potkonj (dikush). Ia mbathi potkonjtë (dikujt) mospërf. e dënoi si e meritonte, e trajtoi sipas bëmave të tij; i tregoi vendin; ia tregoi qejfin. Njëri i bie *gozhdës (thumbit) e tjetri potkoit. Për një thumb (për një *gozhdë) shkoi potkoi. (E njoh) në *thumb e në potkua (diçka). Në vend që t’i bjerë *gozhdës (thumbit) i bie potkoit (dikush).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë