Fjalori

Rezultate në përkufizime për “nakatosur”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

NAKATOSEM

NAKATÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR krahin., vetv. 1. vet. v. III Trazohet një lëndë me një tjetër; (edhe v. I, II) përzihem me një tjetër a me të tjerë. U nakatos vaji me ujin. U nakatos gruri me thekër. U nakatosën me turmën. Era nakatosej me erën e drithit të ri. Kufijtë e fshatrave janë nakatosur.
2. keq. Përzihem në një punë, marr pjesë diku a në diçkabashku me të tjerë, ngatërrohem, trazohem. Ai nuk nakatosetpunëtilla. Mos u nakatos me atë! Janë nakatosurveprimtaripaligjshme. Atje lebëjnë ç’të duan, ne nuk nakatosemi.
3. vet. v. III përzihet, më vjen për të vjellë, turbullohem. Po më nakatoset.
Sin.: përzihem, trazohem, ngatërrohem, turbullohem.

NAKATOSUR

NAKATÓSUR (i, e) mb. 1. I përzier me diçka tjetër. Miell i nakatosur. Fara të nakatosura.
2.merr pjesëdiçka bashkë me të tjerë, që nuk rri i veçuar ngatjerët, që shoqërohet me të tjerë. Është njeri i nakatosur.
3. fig. I trazuar. Era e nakatosur u tërbua dhe u çmend.
4. fig. I ngatërruar, i paqartë, i turbullt. Punë e nakatosur. Situatë e nakatosur.
Sin.: i përzier, i trazuar, i shoqërueshëm, i ngatërruar, i paqartë.

NAKATOSUR

NAKATÓSUR,~IT () as. Të përzierit. Kamnakatosur nga makina.

SHKARTISUR

SHKARTÍSUR (i, e) mb. 1.është i përzier me diçka tjetër; që është shkartisur. Pemë të shkartisura. Lesh i shkartisur. Qumësht i shkartisur qumësht i përzier me ujë.
2. fig. janë jo të qarta; të ngatërruara. Gjë e shkartisur. Mendime të shkartisura.
Sin.: i përzier, i nakatosur, i ngatërruar, i trazuar.

TURBULLT

TÚRBULLT (i, e) mb. 1. Që ka brenda lëndëtjera jo të pastra ose diçkatrashë, që nuk është i kthjellët dhe i tejdukshëm, jo i kulluar (për ujin a për një lëng tjetër); i ndotur, i papastër; kund. i kulluar; i kthjellët; i qartë. Ujë i turbullt. Verë (raki) e turbullt. Gjak i turbullt. Lumë i turbullt.
2.është me re a me mjegull, i trazuar, i zymtë, i vrenjtur (për qiellin, për motin). Qiell i turbullt. Kohë e turbullt. Mot i turbullt. Ditë e turbullt.
3. Që nuk duket qartë, jo i kthjellët, jo i kulluar, i paqartë, i zbehtë; kund. i qartë. Dritë e turbullt. Figurë (fotografi) e turbullt. Pamje e turbullt.
4. Që nuk dëgjohet mirë, jo i qartë; që nuk shqiptohet me tingujdallueshëm, i mbytur; kund. i kthjellët. Zë i turbullt. Shqiptim i turbullt.
5. fig. është i errët dhe i paqartë, jo i kthjellët; që të trazon pa e kuptuar mirë e nuk të lë të qetë. Kujtim i turbullt. Mendim i turbullt. Ndjenjë e turbullt.
6. fig. është i shqetësuar, Që nuk e ka të qartë se çfarë duhetbëjë. Ishtegjendje shpirtëroreturbullt.
7. fig. shpreh zemërim, i zymtë, i ngrysur. Vështrim (shikim) i turbullt.
8.është mbushur me trazira, i pasigurt, i pështjelluar. Gjendje e turbullt.
9. fig. është i paqartë, i errët, që s’njihet a s'dihet mirë, i dyshimtë, i pasqaruar mirë. rrethanaturbullta. Mbeti një ngjarje e turbullt.
Sin.: i papastër, i ndotur, i paqartë, i zbehtë, i përlyer, i llumtë, i këllirë, i tinë, i kalfët, i hirrët, ujem, i nakatosur, i vrenjtur, i patejdukshëm, i zymtë, i ngrysur, i errët, trazuar, i pështjelluar.
Me *mendjeturbullt (të turbulluar). Peshkon në *ujë të turbullt (në ujëraturbullta) (dikush) keq.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.