Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PËRZÍERJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përziej ose kur përzihem. Përzierja e bukës (etnogr.) pritja që i bëhej nuses në shtëpinë e babait një javë pas martesës.
2. Gjendja kur përziej ose kur përzihem. Përzierja e ngjyrave. Përzierja e betonit (e llaçit). Përzierja në punët e brendshme të dikujt.
3. Lëndë që ka dalë nga përzierja e dy a më shumë lëndëve të tjera. Përzierje bojërash. Përzierje rëre dhe argjile. Përzierje gazesh. Përbërja e një përzierjeje.
4. E përzier. Kam përzierje në stomak.
5. Lërim i tokës për së dyti. Përzierja e arave buzë përroit.
6. keq. Futje e njerëzve në ngatërresa a grindje. Përzierja e tij me trafikantët e qenieve njerëzore do të kishte pasoja jo të vogla për të gjithë njerëzit e familjes.
✱Sin.: nakatosje, shkartisje, karashtisje, tundje, lëvrim, lërim, bashkim, trazim, ngatërrim, e përzier.
SHKARTÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përziejmë a ngatërrojmë diçka; përzierje. Shkartisja e flokëve. Shkartisja e jastëkëve. Shkartisja e pasagjerëve. Shkartisje shkronjash.
2. Gjendja kur është shkartisur diçka. Shkartisja e mëngjesit.
3. Veprimi kur veçojmë diçka. Shkartisja e të lashtave.
4. fig. Veprimi kur shtiem në ngatërresë dikë. Mbjell shkartisje kudo që shkon.
✱Sin.: nakatosje, pështjellim, ngatërrim, trazim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë