Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►PËRZÍ/HEM jovep., ~ZJÉVA (u), ~ZÍER 1. vetv., vet. v. III Bashkohet një gjë me një tjetër a një lloj i një lënde etj. me një lloj tjetër dhe formon me të një masë pak a shumë të njëllojtë. U përzjenë bojërat (ngjyrat, uji i lumit me atë të detit). U përzjenë portokallet (mollët, ullinjtë, hurmat).
2. vetv. Ndërhyj në punë që s’më përkasin; ndërhyj në çështjet e të tjerëve për qëllime të caktuara. Nuk përzihet në punët e të tjerëve. Nuk i lejojmë të përzihen në çështjet tona familjare. Mos u përziej në atë punë!
3. vetv. Futem diku a marr pjesë në diçka bashkë me të tjerë; shkoj me një grup njerëzish për të bërë një punë bashkë me ta, për t’i ndihmuar, për të mësuar prej tyre etj. U përzjenë me popullin (me turmën, me protestuesit). Përzihet me gëzimet dhe hidhërimet e tyre.
4. vetv., vet. v. III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore.) Më vjen për të vjellë. Më përzihet nga udhëtimi (nga era e benzinës).
5. pës. e PËRZÍEJ.
✱Sin.: nakatosem, shkartisem, karashtisem, bashkohem, trazohem, ngatërrohem, gramshaleshem, ndërhyj, pështillem, futem, koklavitem, shkoj, tutëlohem.
►SHKARTÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Përzihem, trazohem. Nuk shkartiset me njeri. U shkartis me njerëzit e familjes.
2. pës. e SHKARTÍS.
✱Sin.: nakatosem, pështjellohem, ngatërrohem, tutëlohem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë