Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ADOLESHÉNT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që ka moshën ndërmjet fëmijërisë dhe pjekurisë, e re, vajzë, rinoshe. Dukej adoleshente. Kishte shenjat e adoleshentes.
2. fig. Vajzë e papjekur, naive, e padjallëzuar; vajzë pa përvojë jetësore. Ende me mendjen e adoleshentes.
✱Sin.: vajzë, vajzushkë, gocë, e re, rinoshe, rioshe, e papjekur.
GAXHÓRR,~E mb. 1. Që shfaq sjellje ose mënyrë veprimi të ngathët, të çorganizuar, të pavëmendshme; që duket i plogët ose i trashë në të kuptuar. Ai është pak gaxhorr.
2. Që ka sjellje naive, të hutuar ose të çuditshme, që ngjan pak qesharak në sytë e të tjerëve. E bëri gaxhorr.
3. si em. Ai ose ajo që ka këto tipare; njeri i trashë, i hutuar, i pakordinuar, që i kupton gjërat ngadalë ose reagon me vështirësi. Sillej si gaxhorr.
NAÍV,~E mb. 1. Që është i patëkeq dhe i padjallëzuar, që mendon vetëm të mirën; që nuk ka përvojë nga jeta dhe për këtë arsye beson lehtë çdo gjë që i thuhet, që ka një besim të tepruar a të paarsyeshëm tek të tjerët. Njeri (fëmijë) naiv. Shikim naiv. Buzëqeshje naive. Turmat naive.
2. Që i shpreh mendimet me një tepricë thjeshtësie dhe çiltërsie, që tregon mungesën e përvojës nga jeta ose mungesën e njohurive. Pyetje naive. Mendime naive. Trajtim naiv i dukurive. Në mënyrë naive. Sa naiv që është, si fëmijë!
✱Sin.: i patëkeq, i padjallëzuar, i çiltër, i papërvojë, i thjeshtë, i parrahur.
NAIVITÉT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. vet. nj. Çiltërsi e natyrshme, mungesë djallëzie, të qenët naiv. Naiviteti i një fëmije.
2. vet. nj. Besim i tepruar te njerëzit a te çdo gjë që thuhet, i cili zakonisht vjen nga përvoja e paktë jetësore. Beson me naivitet. Naivitet i shtirur. Të tallesh me naivitetin e një shoku.
3. vet. sh. Fjalë ose mendime naive. Flet (thotë) naivitete. Naivitete rinore.
✱Sin.: çiltërsi, padjallëzi, çiltëri, thjeshtësi.
PADJALLËZÍSHT ndajf., libr. Pa djallëzi; pafajshëm; në mënyrë naive.
TALLAVÁ,~JA f. 1. nj. Zhanër muzikor argëtues i romëve të Kosovës dhe të Maqedonisë, i cili përzjen elemente të huazuara nga praktikat muzikore orientale të Ballkanit, të Turqisë e pjesërisht të vendeve arabe, me tekste të improvizuara në çast e me subjekte të rëndomta e naive nga jeta e përditshme. Këngëtar tallavaje. Këngëtar i tallavasë. I pëlqen tallavaja.
2. keq. Muzikë e nivelit të ulët, e cilësisë së ulët, muzikë pa kritere; këngë që shoqërohet me muzikë dhe që nuk ka vlera artistike.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë