Fjalori

Rezultate në përkufizime për “nacional”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

NACIONALSOCIALIST

NACIONÁLSOCIALÍST,~E mb., pol. Që ka të bëjë me nacional-socializmin, nazist. Partia nacional-socialiste.

NAZIFASHIZËM
PARTI

PARTÍ,~AI f. sh. ~, ~TË 1. Organizatë njerëzish me bindje të caktuara politike, që garon në zgjedhje për të fituar vende në qeverinë lokale ose kombëtare. Parti politike. Parti demokratike. Parti demokristiane. Parti socialiste. Parti konservatore. Parti laburiste. Parti liberale. Parti republikane. Parti socialdemokrate. Parti e gjelbër. Parti e qendrës. Parti e qendrësdjathtë. Parti e qendrësmajtë. Parti e së djathtës. Parti e së majtës. Parti fashiste. Parti komuniste. Parti naziste. Parti nacionaliste. Parti nacional-socialiste. Parti marksiste-leniniste. Parti e së djathtës ekstreme. Parti e së majtës ekstreme. Parti popullore. Parti reformatore. Parti neofashiste. Parti neonaziste. Kongresi i partisë.

2. vjet. Grup njerëzish që i bashkon përkohësisht një qëllim i caktuar; palë; secili nga grupetmarrin pjesë në një lojë. U ndanë dy partish. Partia e parë mundi të dytën.

Sin.: palë, taraf, grup.

SHTRESË

SHTRÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. kryes. sh. Dyshek a rrobë tjetërshtrojmë poshtë për të fjetur; qilim, shkorsë a diçka tjetërshtrojmë për të ndenjur a për të zbukuruar dhomën. Shtresa e mbulesa. Ngre (shkund) shtresat.
2. Kashtë, gjethe, fier etj. që u shtrohet bagëtive për të ndenjur ngrohtë e pastër dhe për të shtuar plehun; shtrojë. U vë shtresë lopëve.
3. Lëndë e shtrirë, me sipërfaqegjerë dhe me trashësindryshme, që është e shtruar mbi diçka, mbulon diçka, është si pjesë e diçkaje ose qëndron midis dy sipërfaqesh, duke u puqur me to. Shtresë e hollë (e trashë). Shtresë e butë (e fortë). Shtresa e parë (e dytë, e tretë...). Shtresa e sipërme (e poshtme). Shtresa e brendshme (e jashtme, e mesme). Shtresat e lartaatmosferës. Shtresa e sipërme e rrugës. Shtresa pjellore e tokës. Shtresë bore (akulli). Shtresë pluhuri. Shtresë metali (ari, argjendi, gome). Shtresë betoni (suvaje). Shtresë dheu (plehu, rëre, zhavorri, gurësh, druri). Shtresë dylli. Shtresë gjalpi (dhjami, kremi). Shtresa e bojës (e gëlqeres).
4. gjeol. Masë shkëmbi, minerali a lënde tjetër, me përbërje pak a shumënjëjtë e me trashësindryshme, që shtrihet si një brez i gjerë ndërmjet lëndështjerakoren e tokës. Shtresë gjeologjike. Shtresë e pjerrët (horizontale). Shtresapasura. Shtresa hekuri (gjipsi, qymyri). U zbuluan shtresareja.
5. Pjesë e një klase shoqërore ose grup njerëzish me gjendje shoqërorenjëjtë, që kanë po atë nivel jetese e shkallë kulture dhe pikëpamje pak a shumënjëjta; grup shoqëror. Shtresë shoqërore. Shtresat e gjerapopullit. Shtresat e ulëta (e larta). Shtresë e varfër (e mesme, e pasur). Shtresë e privilegjuar. Njeri i shtresës. bised. njeri me prejardhje nga shtresat e varfrashoqërisë shqiptare përpara Çlirimit, që u lidhën me Luftën Nacional-Çlirimtare dhe me pushtetin popullor.
6. arkeol. Brez tokethellësi, që përmban sende të një periudhecaktuar historike. Shtresë kulturore. Shtresë homogjene (e përzier).
7. gjuh. Grup fjalëshpërbërjen e fjalorit të një gjuhe a të disa gjuhëve, që kanë veçoripërbashkëta stilistike, prejardhjenjëjtë etj. Shtresë leksikore (stilistike). Shtresa indoevropiane.
Hedh një shtresë (një *brez).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.