Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NDËRKË́MBËS,~E mb. Nëpërkëmbës.
NDËRKË́MBËS,~I m. sh. ~, ~IT Njeri tinëzar, që të lë në baltë e të godet befas; nëpërkëmbës. Kërkon mbështetje dhe jo ndërkëmbës.
PËRDHUNÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që përdor dhunën dhe e detyron dikë të bëjë diçka kundër dëshirës e vullnetit të tij; dhunues.
2. Ai që përdhunon dikë pa dëshirën e pa vullnetin e tij. Dënimi i përdhunuesve.
3. Ai që shkel rëndë një ligj, ai që merr nëpër këmbë të drejtat e dikujt, dhunues. Përdhunuesit e ligjit (e të drejtave të njeriut, e pakicës).
✱Sin.: çnderues, dhunues, zhvirgjërues, shtrëngues, shkelës, nëpërkëmbës, shtypës.
PËRDHUNÚES,~E mb. 1. Që përdor dhunën ndaj dikujt a diçkaje.
2. Që përdhunon, dhunues. Aktet përdhunuese janë shtuar kohët e fundit.
3. Që bëhet me dhunë. Veprime përdhunuese.
✱Sin.: dhunues, zhvirgjërues, shtrëngues, shkelës, nëpërkëmbës, shtypës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë