Fjalori

Rezultate në përkufizime për “nëpërgojohem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PËRFLITEM

►PËRF/LÍTEM jovep., ~ÓLA (u), ~ÓLUR 1. vetv. Zihem me fjalë me dikë, bëj fjalë me të, shamatohem, grindem. U përfolën ashpër (rëndë).
2. vetv., vet. v. III Bëhet shumë fjalë për diçka; zihet ngoje një ngjarje, një lajm etj., flitet, hapet fjala se... Përflitej në pallat (në lagje, në shkollë) se...
3. pës. e PËRFLÁS.
Sin.: shamatohem, grindem, zihem, përmendem, përgojohem, nëpërgojohem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.