Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MBIVLERËSÚAR,~IT (të) as. Mbivlerësim; kund. nënvlerësim. Të mbivlerësuarit e vetes duke nënvleftësuar ndërkaq të tjerët.
NËNVLEFTËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Nënvlerësoj, nënçmoj, shpërfill. Nuk duhet nënvleftësuar reagimi i turmës së irrituar.
NËNVLEFTËSÚAR (i, e) mb. Që është nënvleftësuar, i nënvlerësuar. Situatë e nënvleftësuar. Ndihej e nënvleftësuar në atë mjedis.
NËNVLERËSÚAR (i, e) mb. 1. Që është nënvlerësuar; i shpërfillur, i përçmuar; kund. i mbivlerësuar. Fakte të nënvlerësuara. Është i nënvlerësuar e i pamotivuar.
2. si em. Ai që është nënvlerësuar; ai që është shpërfillur, ai që është përçmuar. Të nënvlerësuarit nga shoqëria. Ishte ndër më të nënvlerësuarit. Të nënvlerësuarit e mëdhenj të çdo epoke.
✱Sin.: i shpërfillur, i përçmuar, i nënvleftësuar, i mospërfillur.
NËNÇMÚAR (i, e) mb. Që është nënçmuar; i nënvlerësuar. Padrejtësisht i nënçmuar nga shoqëria. Ndihej i nënçmuar në shumë situata.
✱Sin.: i nënvlerësuar, i nënvleftësuar, i shpërfillur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë