Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NËNVLERËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Vlerësoj dikë a diçka më pak nga sa vlen në të vërtetë, nuk i jap rëndësinë që ka, nënçmoj, shpërfill; kund. mbivlerësoj. Nuk duhet nënvlerësuar kundërshtari. Nënvlerësojnë rolin (rëndësinë) e diçkaje. I nënvlerësoi mesazhet e marra.
✱Sin.: nënvleftësoj, nënçmoj, shpërfill.
NËNÇM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Çmoj dikë a diçka më pak nga ç’është a nga ç’vlen në të vërtetë; tregoj mospërfillje për dikë a diçka, nënvlerësoj; kund. mbiçmoj, mbivlerësoj. I nënçmonte punën (aftësitë). Nënçmon mendimin e tjetrit. Nënçmoj vlerën e një artikulli. Leku është nënçmuar. Duke i nënçmuar të tjerët, i duket vetja superior. Historia dhe e tanishmja e këtij vendi nënçmohen hapur.
2. Nuk i jap rëndësinë e duhur dikujt a diçkaje, e konsideroj si të padenjë, nuk e vlerësoj si duhet dhe kjo sjell pasoja të dëmshme. Nënçmon kundërshtarin (armikun). E nënçmoi konkurrencën. Nënçmon dëmin e alkoolit (e duhanit). E nënçmonte rrezikun.
✱Sin.: nënvlerësoj, nënvleftësoj, shpërfill.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë