Fjalori

Rezultate në përkufizime për “nëntitull”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MBITITULL

MBITITÚLL,~I m. sh. ~J, ~JT Fjali e shkurtër dhe e thjeshtëvendosetkryefaqes së një gazete, të një reviste etj. mbi titullin e një artikulli dhe thekson temën mbicilën shkruan media; kund. nëntitull. I hedh një sy mbititullit në faqen e gazetës.

NËNSYTH

NËNSÝTH,~I m. sh. ~A, ~AT Nëntitull ose tekstgjendet nën titullin kryesor për të dhënë njohuri ose mbështetjemëtejshme për titullin. I shtoi një nënsyth kapitullit.

NËNTITULL

NËNTÍTU/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JT Titull i dytë, që vihet nën titullin kryesor të një shkrimi, të një libri etj. për ta shpjeguar a për ta plotësuar, ose që vihetkrye të një nënkapitulli a të një nënndarjeje të një shkrimi; nënçështje. Nëntitulli i librit (i artikullit). Shërben si nëntitull. Ndahetdisa pjesë me nëntitujveçantë. Ky kapitull ka pesë nëntituj.

SYTH

SYTH,~I m. sh. ~A, ~AT 1. bot. Bulëmajë a në anëdegësdrurit, nga e cila shpërthejnë gjethet dhe rriten bisqereja; mugull. Sytha anësorë. Syth i fjetur syth që nuk zhvillohet. Shartojnë me sytha. Nxjerrin sytha pemëtpranverë.
2. Secili lak i vogëlbën fillirreshtin e diçkajethurur me shtiza; syçkë, gojëz e çorapit, e trikos etj.; çdo vrimë e rrjetësthurur, aty ku bën lak filli, lakth; rreth i vogëlbëhet duke e lakuar litarin për ta shtrënguar, laku i litarit. Bëri dy sytha. I ikën dy sytha. Kapi sythin. Sythat e rrjetës. Sythi i kapistrës (i kapistallit).
3. Ilikcepin e jakësxhaketës. Me një lulesyth.
4. Secila nga vrimat e rripit, që shërbejnë për të futur kunjin e tokëzës. Liroi (shtrëngoi) dy sytharripit.
5. Vrimë e vogëlderë për të shikuar jashtënga brenda pa u dukur. Syth me xhamposaçëm. Shikon nga vrima e sythit.
6. Secila nga dy pjesët e hejbeve. Sythat e hejbeve. Mbushi plot të dy sythat.
7. Sirtar tryeze etj., syzë. E nxori nga sythi.
8. Pjesë e një kapitulli të një vepre, që trajton një çështjeveçantë dhe ka nëntitullshënuaranëfaqeslibrit; shënim për një çështjeveçantëbotohet zakonishtgjysmën e shtyllës anësore të një gazete. Është trajtuar në një sythveçantë.
9. fig. Diçka e rrumbullakët a në trajtë kokrrize që delsipërfaqe; flluskë e vogël, sumbull, bulë. Sytha gjalpi (lyre).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.