Fjalori

Rezultate në përkufizime për “nëntëvjeçar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

NËNTË-

NËNTË- fjalëform. Pjesë e parë e fjalëvepërbëra me kuptimin: “që ka nëntë pjesë, njësi etj. përbërëse të një fare”, p.sh.: nëntëditësh, nëntënetësh, nëntëkatësh, nëntëvjeçar etj.

NËNTËVJEÇAR

vep. ZÚRA, ZËNË kal. 1. E kap me dorë a me diçka tjetër; e prek, e rrok dhe e shtrëngoj dikë a diçka; kund. lëshoj. Zë lopatën (kazmën). Zë dorezën e derës (degën e pemës). Zë me dorë (me dhëmbë, me mashë). Zë për dore (për këmbe, për krahu, për fyti, për veshi, për flokësh, për faqesh). E zurigushë (dikë) e përqafoi. E zuri për mënge (për jake). Zuri kokën me duar. E zuri kalin për freri. E ka zënë keq (ligsht). - Zëre, se ra! Si t’ia zërë dora pa i zgjedhur; mbarë. Kush ka zënë për fyti ujkun, s’ka si trembet nga qentë. (fj. u.). Nuk zihen thëngjijtë pa nxirë gishtërinjtë. (fj. u.). E pa, por s’e zuri. (fj. u.). Edhe baltë po të zërë, i bëhet flori. (fj. u.).
2. I bie mbipapritur dhe e mbuloj tërësisht a pjesërisht; e kap papritur dhe e dëmtoj dikë a diçka, duke i rënë përsipër, duke kaluar mbi të a duke e shtrënguar fort; dëmtoj diçka duke e futur a duke e vënë pa dashje te një vegël a te një sendmbyllet, nën një sendbie etj. Zura dorën. I zuri dera gishtin (rrota këmbën, makina krahun, trari dorën). E zuri shtëpia (tavani) brenda. Zuri batanijen nën vete. E zuri nën të. I zuri poshtë.
3. Kapgjallë një njeri, një kafshë etj. duke e ndjekur a duke e përgjuar dhe e mbaj; shtiedorë një njeri, një kafshë etj.; kap. E zunëgjallë (të plagosur). E zunë rob. Zunë një kriminel (një vjedhës). Zë peshk (flutura, zogj). E zuri me lak (me çark, me grep, me dorë). U arratis, po e zunë. E zunë fshehurazi (me zor). Qeni zuri një lepur. Macja zuri një mi. - Zëre, se iku! - Në e zënça, do t'ia tregoj qejfin! Me dorën e botës zënç kokën e gjarprit! (mallk.). Dhelprafle, nuk zë pula. (fj. u.). Ç’ka zënë ujku, s’e kap gjarpri. (fj. u.).
4. edhe jokal. E mbërthej, e qep a e ngjit diçka, që të mbahet mirë e të mos bjerë; kap a lidh flokët ose diçka tjetër; vet. v. III qëndron, mbahet; ngec. Zë me gozhdë (me gjilpërë, me pe). Zë flokët. Zë kopsën e këmishës. Zë fijen e çorapit. Ka zënë mirë. Ngjitësja nuk zuri.
5. edhe jokal. Prek dikë a diçka, ndesh; takojdiçka, has diku; arrijmbështetem diku. Këmbët i zunëtokë. I zuri këmba dhe. Varka zurirërë. Çengeli zuri dhe. Anija zuri fundin e detit. Rrotat zunë mirëtokë. I zuri këmba vend e vuri këmbën mirëtokë, shkeli plotësisht. Dora i zuridiçkabutë. Zuri sharragozhdë.
6. Zbuloj dikëështë duke kryer një veprimdënueshëm, e kapgabim a në faj; kapbefasi, gjej. E zuri në faj (në gabim). E zuribefasi. E zuri brendashtëpi. E zurifjalë e kapi dikë kur thoshte diçkakundërt me atë që dëshirontevërtetonte. - zura!
7. E gjej dikë a diçkapapërgatitur a në një gjendjevështirë; e gjej dikë në një gjendjecaktuar (të mirë a të keqe), në një vendcaktuar etj.; gjej. E zuri ngushtë (keq.). E zuripapërgatitur. E zurigjumë. Duajt i zuri shiufushë. I zuri ngrica pemët me lule. E zuri dëbora bagëtinë në mal. Sivjet dimri na zuri me të gjithamiratshtëpi. Vjeshta e zuri në Korçë. I zuri nata (mëngjesi, vapa) në rrugë. I zuri stuhia në det. Të zëntë viti gëzuar! (ur.). Mos e zëntë moti! (mallk.). Mos e zëntë darka! (mallk.). Kë zë dielli pa larë, s'i vete puna mbarë. (fj. u.). Po të thanëNadja e mirë!”, ik se të zuri nata. (fj. u.).
8. Pësoj diçka, vuaj një pasojë nga veprimi i dikujt a i diçkaje; bie në një gjendjecaktuarrrethanacaktuara, më pushton a më kap diçka. Na zuri shiu (breshri, bora). E ka zënë dielli shumë. E ka zënë qymyri (gazi). E zuri korrenti. E zuri grerëza (zekthi). E zuri gjumi (edhe fig.). E zuri frika (tmerri, paniku, ankthi). E zuri belaja (halli, e keqja, kusuri, taksirati). E ka zënë malli (mërzia, dashuria, meraku). E zuri turpi (inati). I zuri gazi (të qeshurit). Na zuri me të, s'kemi ç'të bëjmë. I zuri rakia (vera). E zuri deti (aeroplani, makina). E zuri gjaku. E zuri lemza (egjra). E zuri sëmundja (gripi, rrufa, lija, ngërçi). E zuri koka (barku, kolla, dhëmballa). E zunë ethet (të prerat, të dredhurat). I zuri haku i popullit. I zuri buka e fukarasë. Ç'e zë njeriun e nuk e duron? E zëntë gjarpri! (mallk.). S’ka gjë që e zuri njeriun e s’e hoqi. (fj. u.).
9. Arrij në një vendcaktuar e rri aty, vendosem diku; ngulem diku e s'luaj; marr me përpjekje diçka, e shtiedorë, e pushtoj një vend; arrij një nëpunësi, vihem në një pozitë; hipi në një detyrë (edhe fig.). Zuri vend pranë dikujt u ul. - Zër vend! ulu! Zuri kryet e vendit. Zë shumë vend. Zuri një qoshe. Zuri majën e malit. Për tërë natën zuri Pukën. Zuri kurbetin. Zuri pritë (pusi). Zuri llogoren (qafën, grykën). Zunë qytetin (fshatin, kodrën). Zumë pozicionet e armikut (vijën e sulmit). Zuri pozita kyçe. Zuri një vendministri. Zuri vendmirë (vendin e parë, vend nderi) në klasifikim. Zuri vendin që i takon. Ua zuri dhomën me plaçka. Më në fund zuri vend (dikush) u ngul në një punë. Çdo gur do të zërë vendin e vet. (fj. u.).
10. E marr diçka për të kryer një punë, e marr me qira; e pajtoj; e caktoj, e zgjedh ose e porosit me kohë, më parë se të tjerët. Zuri një dhomë (një vend) në hotel. Zuri hotel. Zunë një taksi. Zë një vendteatër. Zë për një natë (për një muaj). Kishte zënë njëzet argatë.
11. E mbyll, nuk lë të përdoret për kalim, pengoj lëvizjen nëpër diçka; mbush një hapësirë a diçka tjetër, që të mos e lë të lirë, të mos punojë etj.; pengoj shikimin, dritën etj., nuk lë që të duket; fig. e mbush me një veprimtari një kohëlirë ose një kohëcaktuar për diçka tjetër. vrimat. I zuri rrugën (shtegun). Zë veshët (sytë, gojën). I zë diellin (dritën). E zuri mullirin e ndaloi. grykën e shishes. Zë pikat e çatisë. Ky mur na zuri sytë. Retë e zunë diellin. E zuri me trup. Rrugën e ka zënë dëbora. Ua zuri zilet me bar. E ka zënë derën përbrenda. I zëntë sytë! (mallk.). I zuri frymën. Zë ujinarë. Ua ka zënë fëmijëve kohën e lirë. Ditët e parashikuara për ujitje, meqë ra shi, i zunë me punëtjera. Pilafi i botës të zë grykën. (fj. u.).
12. Arrij ta kap dikë a diçkaniset a që ecën para meje ose arrijtakohem me të; e arrij, e kap. E zuri trenin (autobusin). E zuri topin. E zurirrugë. E zuri me vrap (me biçikletë, me makinë). E zuri para se të nisej. Nuk e zë dot. E zuriklasëtretë. Boraborën. Zë buka bukën. Zë puna punën. Zë muaji muajin (viti vitin). Zë e rejavjetrën. Fjalafjalën. Asnjë shtëpi s'e zinte bukën nuk arrinte ta siguronte bukën për tërë vitin. Bujk i thonë atij që i zë e rejavjetrën. (fj. u.).
13. E kap dhe e shfrytëzoj si duhet kohën, rastin etj., nuk e lë të me ikë; arrij një kohë, një moshë etj. a me arrin një kohë, më vjen; mbushet, plotësohet një periudhë kohe. E zuri rastin. E zuri kohën e humbur. I zuritetëdhjetat. E zuri javadyshek. E zuri pleqëria. Para se ta zinte mëngjesi. Po të hash mirëmëngjes, zë darkën.
14. edhe jokal. Filloj, nis; kap, marr. Zuri shiu (breshri, bora, era). Zunë një këngë (një valle). Zuri një punë (një lojë). Zë punë. Zuri vrapin. Zuri shoqëri (miqësi, dashuri) me dikë. Zuri zanatin e babait. Ka zënë rrugëkeqe. Zunë luftën me armikun. E ka zënë ters. Dimri e ka zënë me të egër (me të keq, me të butë). Para se të zërë bora. Sa s'kanë zënë shirat. Që atëherë zunë brengat e hidhërimet. Nuk zë punë me dorë nuk punon fare. - Mbaroje këtëke zënë! Nuk di nga ta zë fillin nuk di ç'të bëjparë, jammëdyshje. E zuri nga bishti një punë e nisi një punëprapthi. S'ka zënë ende këmbët s'ka filluarecë. Molla kur piqet, mushti zë e digjet. (fj. u.).
15. vet. v. III I bie, e rreh (shiu, era etj.); e mbulon (ujët etj.); arrin ta përfshijë a ta kapë. Shtëpinë e zë dielli nga tri anë. Këtë vend nuk e zë era. Këtë arë e zë uji. Atje i zinte lumi shpesh. Disa vende s'i kishte zënë shiu. Sa më zë syri shumë larg, deri aty ku arrinshohë syri.
16. vet. v. III E kap, e përfshin (një ligj, një vendim a detyrim, një ndarje administrative etj.). E zë ushtria (shërbimi ushtarak). E zë ligji. Nuk i zë urdhëresa. E zuri amnistia (falja). E zë rrethi i Tiranës. E zë plani rregullues i qytetit. I zë arsimi nëntëvjeçar. Zë një periudhëgjatë historike. Të lashtat zënë një sipërfaqemadhe. E zinte gjaku (etnogr.) i bintemerrte gjak për një vrasje.
17. vet. v. III Përbën. numrin (shifrën) dyqind. Gratë zënë rreth 45 %. Shpenzimet zënë një peshëmadhe. Peshën kryesoreprodhimeve e zë gruri.
18. E qëlloj me diçka, i hyj me të rrahur; më bie, më qëllon, më godet. E zunë me gurë (me grushte, me domate). Plumbi s'e zuri mirë. Sa mund t'i zinte shigjeta. E hidhnin gurin dhe ku të zinte.
19. bised. Mbrehparmendë (qetë etj.); i vë shalën a samarin për herëparë kalit, mushkës etj. Zuri kaun me një ka tjetër. Zuri qetëparmendë (në kular). - A e ke zënë mushkën?
20. vet. v. III Vishet, mbulohet a mbushet me diçka; formon diçka përsipër a brenda, lëshon, vë. Qumështi zuri ajkë. Lumi ka zënë akull. Plaga ka zënë kore (dregëz, qelb). Xhamat kanë zënë djersë. Oxhaku ka zënë blozë. Dollapi ka zënë pluhur. Buka ka zënë myk. Pushka ka zënë ndryshk. Dhoma ka zënë merimanga. Sytë i zunë perde. Duart i kanë zënë kallo (flluska). Qeni ka zënë pleshta. Djathi ka zënë shtrepa. Krevati ka zënë çimka. Mollët (dardhat) kanë zënë krimba. Ara me grurë ka zënë bar. I zuri gjuri (shpatulla) ujë. Mishi ka zënë erë mishi është qelbur.
21. Hyjmarrëdhëniemira me dikë dhe e afroj, e bëj dikëafërt. E zuri mik (shok). Ka zënë shumë miq (shokë) të mirë. E zuri dhëndër.
22. bised. Fejoj vajzën a djalin, i gjej nuse djalit a i gjej burrë çupës. E ka zënë vajzën. I zuri një nusemirë djalit. E ka zënë burrin vetë.
23. E quaj, e vlerësoj; e numëroj, e llogarit, e marr për... S’e zinte për gjë. S'e zë këtë lojë. Po e zëmë se fitove. Zëre se arrite. Zërihumbura ato para. Edhe ato ia zurillogari. Ato vite nuk i zë fare. Nuk e zë në hesap (në numër) nuk e përfill. - Këto s’po t’i zë. - Për sylesh e zë ti atë? Kësmeti s’vjen vetë, po nuk e zure, nuk të zë. (fj. u.). Gjëja e shtrenjtë zë më lirë. (fj. u.).
24. jokal., vet. v. III Mbin (fara, rrënja a fidani i mbjellë); trevon (shartesa); bën kokrra a fryte bima; bëhet me barrë, merr (femra). Zuri lulja (druri, pema). Kumbullat (mollët) zunë mirë. Ulliri zë me vështirësi. S'kanë zënëgjithë fidanët. Shartimi ka zënë mirë. Bimët kanë zënë rrënjë. Drurët zunë farë. S'ka zënë lopa (delja). Gruri zuri bukë. Qepët nuk kanë zënë kokë. S'kanë zënë krahë zogjtë s'u kanë dalë ende krahët.
25. Përgatit duke i hedhur maja, fare etj.; bëj, ngjesh, gatuaj. bukën (brumin). Zë kosin (djathin). E zuri qumështin kos. Miellin e zuri brumë. Sa të zë një çikë brumë, pastaj ble edhe një furrë. (fj. u.).
26. Nxjerr fitim a të ardhura nga diçka a duke shitur diçka, fitoj, marr; kërkoj si çmim kur shes diçka, i mbaj. Zuri paramadhe. - Sa të zë muaji këtu? Zunë shumëardhura. Zuri 50 kv. për ha. Ia zuri shtrenjt (lirë). - Me sa ta zuri?
27. edhe jokal., vet. v. III Merr flakë, ndizet. zjarr. Zjarri zuri mirë. Eshka mezi zuri. Nuk më zuri masati.
28. vet. v. III vret e më bën plagë. E ka zënë këpuca. E zuri gozhda kalin. E kishte zënë samari. Kali e di vetë se ku e zë samari. (fj. u.).
29. Filloj, nis (si folje gjysmëndihmësebashku me një folje tjetër). Ka zënëflasë (të qeshë, të lexojë, të shkruajë, të mendojë, të bërtasë). Zuriecte (të vraponte, të largohej). Zuritallej. Zurivishej. Zurizbardhte (të frynte, të ngrysej, të ftohej moti). Zuribinte shi (dëborë). Dielli zuriperëndonte. Kali ka zënëçalojë. Zë e bërtet (tregon, pyet, këndon). Zënë e dalin. Zë e tundet toka. Misri sa ka zënëmbijë. Zuriduket puna. Zurimerret me punë. Kur nis e vjetrohet sita, zë e lëshon krundet. (fj. u.).
30. bised. Puth; takoj. I zuri dorën (dikujt) ia mori dorën dhe ia puthi. I këmbën i puth këmbën (edhe fig.). E zuri për dore e takoidorë.
Sin.: kap, mbërthej, kllapos, përqafoj, rrok, pushtoj, zaptoj, zates, mbush, mbyll, tapos, vulos, bllokoj, pres, plotësoj, vulos, arrij, përfshin, përmbledh, pllakos, nxjerr, ngjesh, mpiks, populloj, filloj.
Ra *qielli dhe e zuri (dikë). Kë të *lë e kë të zë. Kë të zë e kë të lë s’di nga t’ia nisparë, s’di ç’është e vlefshme, s’di ç’të zgjedhparë; keq. gjithë njësoj janë, si njëri dhe tjetri; kë të lë e kë të zë. E zuri *afti (i dikujt). Zë *barkun. I zë *besë (dikujt a diçkaje). zuri (u ndodha) *bosh. Zuri *brumë (dikush). E zuri *buka (ime) (dikë). Zë (mbaj) *brinjët me dorë. E zuri në *cak (dikë) keq. Zuri *cergë (dikush). Ka zënë *cerga (dikush a diçka). Zuri *cifël (dikush) krahin. Zë (mbyll) *çarat. I zë *çelën (dikujt). zuri (më hyri) *data. E zunë me *daulle (dikë). Ia zë *derën (dikujt). Zë *dorë (me dikë). I zë (i kap) *dora (dikujt). S’e zë (s’e kap) me *dorë (diçka). Ç’të zërë *dora. Ka zënë *dregëz (plaga). E zunë *të dridhurat (dikë). Zuri *dyshekun (dikush). zënë *të dhemburat. S’ta zë *dhëmbi (diçka). E ka zënë *egjra (dikë). S’i zuri *eshka (dikujt) iron. E zunë *ethet (dikë). E zunë *të ëmblat (dikë) euf. Zë *fill (diçka). Ia zë (ia kap) *fillin (diçkaje). Ia zuri fjalën në *gojë (dikujt). Zë (bën, ngre, gjen) *fole (diçka). zëntë frymën (diçka) mallk. vdeksh! Ia zë *frymën (dikujt). E ka zënë *furra (dikë) shaka. Zuri një *furrik (dikush). zëntë *fytin! mallk. E zuri (e kapi, e mbërtheu) për *fyti (dikë). zëntë grykën! mallk. E zuri (e kapi, e mbërtheu) për *gryke (dikë). zuri goja *bar. zuri goja *erë. E zë në (me) *gojë (dikë a diçka). Ia zë (ia mbyll) *gojën (dikujt). Ia zë (ia mbyll) *grykën (dikujt) keq. E zë në *gushë (dikë). Ia zuri *gjak (jetën). Zuri (hëngri, kafshoi) *gjuhën (dikush) përçm. Nuk më zë *gjumi (për diçka). Zuri *hendekun (dikush) përb. zuri *hera. Ma zë (ma kap, ma ndien, ma heq) *hunda (diçka). E zuri (e kapi) për *jake (dikë). Zuri jatakun (*shtratin, krevatin) (dikush). E zuri (e kapi) *kalemi (dikë). Zuri (gjeti) *karar (dikush a diçka). Ia zuri (ia lidhi) *këmbët (dikujt a diçkaje). Zuri *këmbën (e dikujt). I zuri *këmbën (dikujt). S’e zë *këmba. E zuri (e kapi) për *këmishe (dikë). Zuri *këndin (dikush). zuri *koka. I zë koka në *tavan (dikujt). Ka zënë *kore (plaga). Ka zënë *krimba (dikush a diçka). Sa për të zënë *kryqet. E zuri (e futi) në *lak (dikë). E zuri (e kapi) ndër *lakra (dikë). Zuri *ledh (dikush). Zuri *ledhin (dikush) përb. E zuri *ledhi (dikë) iron. zuri *lemza. Zuri *lepurin (dikush) shaka. E zë *lesa (dikë). Ka zënë *lëng (dikush). E ka zënë *majasëlli (dikë) tall. E zuri (e bëri) *mat (dikë). Zuri (vuri) *mend (dikush). S’e zë *meraku (dikë). Zuri (vuri) *merak (në diçka). kap (të zë) për *mënge (dikush). E zuri *e mira (dikë). Ka zënë *myk (dikush). Ka zënë *ndryshk (dikush). Zë *ngoje (dikë a diçka). E zuri *ngushtë (dikë). S’e zë (s’e vë, s’e shtie, s’e fut) në *numër (dikë). Nuk e zë *ora (sahati) (dikë a diçka). E zuri (e kapi) për *palltoje (dikë). Zuri *përroin (dikush) përb. E zuri *pisk (dikë). E ka zënë (e ka mbuluar) *pluhuri (diçka). E zunë me *plloça (dikë) keq. Zuri *qafën (zverkun) (dikush) keq. Nuk e zë *qederi (dikë). S’ka ku ta zërë (ku ta kapë) *qeni (dikë). Ra *qielli dhe e zuri (dikë). Zuri *qoshen (dikush). E ka zënë *qymyri (dikë) shaka. E zuri *rakia (dikë). E zunë *rrebet (dikë). E zuri *rrembi (dikë). Më ka zënë (atje) ku s’rrëfehet jam në një gjendje shumëvështirë, s’di ç’të bëj e nga t’ia mbaj, e kam punën keq; jam shumë ngushtë. Ka zënë *rrënjë (dikush a diçka). E zuri me *rrjetë (dikë). zuri *rrota (qerrja) bishtin. Zuri *rruazën (dikush) keq. I zuri *rrugën (udhën) (dikujt). Mos të zëntë *sahati! mallk. Nuk e zë sahati (*ora) (dikë a diçka). Ma zuri (ma kapi) *syri (dikë a diçka). I zuri *sytë (dikujt). Sa të zë (sa të kap, sa të rrok) *syri. Më ka zënë syri *bakër (për diçka). I kanë zënë sytë *balluket (dikujt). zëntë *sytë buka! mallk. I kanë zënë sytë *lesh (dikujt). I kanë zënë sytë *mjegull (dikujt). Ia zë *shqyt (dikujt). E zuri në *shteg (dikë). Ia zuri *shtigjet (dikujt a diçkaje). I zëntë shtëpia *bar! (dikujt) mallk. Zuri *shtratin (krevatin, jatakun) (dikush). Ia zë shul (dikujt). E zuri *tartakuti (dikë). Zë (merr) në *thua (dikush). I zuri udhën (*rrugën) (dikujt). E zuri *vala (dikë). Zë *vend. I zë *vend (fjala) (dikujt). I zë *vendin (dikujt). S’më zuri *vend (diçka). S’i zë vendi *vend (dikujt). Zuri *veshin (dikush) tall. zuri *veshët (dikush). Zë *veshët (me duar). Më zë (më kap) *veshi (diçka). E zuri (e kapi) nga (për) *veshi (dikë). Zë (mbyll) *vrimat. Zë *zemrën. E zuri *zgjebja (dikë) tall. Zuri *zogun (dikush) shaka. Zuri zverkun (*qafën) (dikush) keq.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.