Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BUZËQÉSH vep., ~A, ~UR jokal. 1. Vë buzën në gaz, qesh lehtë duke lëvizur pak buzët; nënqesh. Buzëqesh i gëzuar. Buzëqesh lehtë (ëmbël, hidhur). Buzëqesh me pahir (me qesëndi). I buzëqeshin njëri-tjetrit.
2. fig., vet. v. III Del, shfaqet me një pamje të gëzueshme e të këndshme. Buzëqesh dielli (hëna). Buzëqesh mëngjesi. Buzëqesh deti. Buzëqesh natyra (pranvera).
3. fig., vet. v. III (me trajtë të shkurtuar të përemrit vetor në r. dhanore) Më del përpara si diçka e bukur dhe e gëzuar, më afrohet si diçka premtuese, duket sikur do t’ia arrij, më bëhet i mundshëm (për fitoren, suksesin etj.). Na buzëqesh e ardhmja.
♦ Më ka buzëqeshur *fati.
NËN- fjalëform. Përdoret si parashtesë për formimin e disa foljeve, emrave e mbiemrave që shënojnë: 1. Një veprim që kryhet poshtë diçkaje, p.sh.: nënshkruaj, nënvizoj etj.
2. Një send që gjendet poshtë diçkaje (emër); të qenët poshtë diçkaje (mbiemër), p.sh.: nëntokë, nënshtresë, nënbishte, nënbarkëz, nënçati; nëndetar, i nëndheshëm, nënkalim etj.
3. Një gjendje varësie ose një shkallë me të ulët, p.sh.: nënkryetar, nëndrejtor, nënkomisar, nënkonsull, nënoficer, nëntoger etj.
4. Ndarje në kategori më të imëta; ndarje të një tërësie në pjesë të ndryshme, sipas disa tipareve të caktuara a të përbashkëta, p.sh.: nënçështje, nënndarje, nëndialekt, nënklasë, nëngrup, nënkategori, nënsistem etj.
5. Një vlerësim më të ulët sesa duhet a më poshtë se meritat e dikujt a të diçkaje, p.sh.: nënvlerësoj, nënçmoj etj.
6. Vënie në varësi të dikujt nga një tjetër, p.sh.: nënshtroj, nënshtrim, nënkontraktim.
7. Një veprim me ngjyrim të veçantë kuptimor, p.sh.: nënkuptoj, nënqesh.
NËNQÉSHËS,~E mb. Që nënqesh, e buzëqeshur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë