Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MBIPRODHÍM,~I m., ek. 1. Prodhim i tepërt që tejkalon nevojat apo fuqinë blerëse të tregut, superprodhim; kund. nënprodhim. Ka mbiprodhim të grurit. Mbiprodhimi i mallrave. Krijimi i mbiprodhimit.
2. Pjesa që është mbiprodhuar, mbiprodukt. Transportoj mbiprodhimin e grurit.
NËNPRODHÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Prodhim i dytë, që del nga përpunimi i një lënde të parë, nënprodukt. Nënprodhimet e naftës. Nënprodhimet e qumështit. Nënprodhimet e sheqerit.
2. Prodhim anësor, i një cilësie më të dobët, që del krahas një prodhimi kryesor. Nënprodhimet e mishit koka, këmbët, plëndësi etj. Nënprodhimet e industrisë ushqimore për bagëtinë.
3. ek. Prodhim i pakët që nuk i plotëson nevojat e tregut; kund. mbiprodhim. Ka nënprodhim të drithërave.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë