Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►MBINGARK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Marr mbi vete punë ose detyra jashtë masës së zakonshme, ngarkohem tepër; kund. nënngarkohem. Mbingarkohej me punë.
2. vet. v. III Mbushet një pemë etj. plot, ngarkohet më tepër se zakonisht, aq sa mund të thyhet, të këputet etj. Janë mbingarkuar pemët me kokrra.
3. pës. e MBINGARKÓJ.
NËNNGARKÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT mek. 1. Ngarkesë që është nën masën e lejuar; ngarkesë e pamjaftueshme; kund. mbingarkesë. Kamioni udhëtonte me nënngarkesë.
2. Veprimi kur nënngarkoj a kur nënngarkohem; nënngarkim.
NËNNGARKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur nënngarkoj a kur nënngarkohem; kund. mbingarkim. Nënngarkimi i punonjësve me punë gjatë verës.
2. Ngarkesë e pamjaftueshme, nënngarkesë. Ka nënngarkim këto kohë, mund ta bëjë dhe këtë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë