Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NDËRKË́MBËZ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Pengore kafshësh, ndërkëmbje.
2. edhe fig. Nënkëmbëz, stërkëmbës. I futi ndërkëmbëzën për ta rrëzuar.
3. Shputa e çorapit. M’u grisën ndërkëmbëzat.
4. zakon. sh. Nënkëmbëz, nënkëmbje.
NDËRSKÁMC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Këmba që i shtiem tjetrit në mes të këmbëve, ndërkambcë, kur duam ta rrëzojmë, stërkëmbës, nënkëmbëz, kleçkë.
2. Copë që u qepet çorapeve në fund që të mos grisen shpejt; nënkambcë.
3. tek. Pjesë e vekut ku i vë këmbët vekatorja për t’i ndërruar liqtë, pedale e vekëve; ndërkambcë, nënkëmbëz.
NËNKË́MBËZ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Pengesë për ta rrëzuar dikë, duke i vënë këmbën përpara ose duke ia futur në mes të këmbëve të tij. I vuri nënkëmbëzën. I shtiu (i futi) nënkëmbëzën kundërshtarit (në futboll).
2. fig. Dredhi për të penguar, për të ngatërruar a për të dëmtuar dikë. I vënë nënkëmbëzën njëri-tjetrit. E ka zakon të vërë nënkëmbëza.
3. Secila nga të dy dërrasat e vegjës që shkelen herë njëra, herë tjetra gjatë endjes së pëlhurës. Iu prishën nënkëmbëzat tezgjahut.
4. Vend i ngritur pak ose mbulesë e shtruar para një froni për të vënë këmbët mbi të. Fronet me nënkëmbëza të kuqe.
5. Shputë e çorapeve. I ishin grisur nënkëmbëzat.
✱Sin.: nënkëmbëz, pengesë, stërkëmbës, pengë, këmbëz, këmbestër, dërrasë, dalëz, mbulesë, shtrojsë, dredhi, shputë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë