Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NDIHMËSDREJTÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT vjet. Zëvendësdrejtor, nëndrejtor. U emërua ndihmësdrejtor në një shkollë private.
NËN- fjalëform. Përdoret si parashtesë për formimin e disa foljeve, emrave e mbiemrave që shënojnë: 1. Një veprim që kryhet poshtë diçkaje, p.sh.: nënshkruaj, nënvizoj etj.
2. Një send që gjendet poshtë diçkaje (emër); të qenët poshtë diçkaje (mbiemër), p.sh.: nëntokë, nënshtresë, nënbishte, nënbarkëz, nënçati; nëndetar, i nëndheshëm, nënkalim etj.
3. Një gjendje varësie ose një shkallë me të ulët, p.sh.: nënkryetar, nëndrejtor, nënkomisar, nënkonsull, nënoficer, nëntoger etj.
4. Ndarje në kategori më të imëta; ndarje të një tërësie në pjesë të ndryshme, sipas disa tipareve të caktuara a të përbashkëta, p.sh.: nënçështje, nënndarje, nëndialekt, nënklasë, nëngrup, nënkategori, nënsistem etj.
5. Një vlerësim më të ulët sesa duhet a më poshtë se meritat e dikujt a të diçkaje, p.sh.: nënvlerësoj, nënçmoj etj.
6. Vënie në varësi të dikujt nga një tjetër, p.sh.: nënshtroj, nënshtrim, nënkontraktim.
7. Një veprim me ngjyrim të veçantë kuptimor, p.sh.: nënkuptoj, nënqesh.
NËNDREJTÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Punonjës i administratës me detyrë më të ulët se drejtori, që e ndihmon dhe e zëvendëson këtë, zëvendësdrejtor. Nëndrejtori i ndërmarrjes (i shkollës, i spitalit). Nëndrejtor për anën mësimore (ekonomike). Prezantoi nëndrejtorin e ri.
ZËVENDËSDREJTÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që zëvendëson a që ndihmon drejtorin dhe varet prej tij; nëndrejtor. Fola me zëvendësdrejtorin.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë