Fjalori

Rezultate në përkufizime për “nënëgjyshe”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ANE

ANÉ,~JAI f. sh. ~, ~TË krahin. 1. Nënë, e ëma. Aneja ime.
2. Grua e moshuar me mendime dhe me sjelljevjetruara, prapanike. Mos e dëgjo anenë, i është ndalur ora.
Sin.: gjyshe, loke, nënëgjyshe, nënëloke.

ATËGJYSHE
GJYSHE

GJYSH/E, ~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Nëna e babait ose e nënës. Gjyshe e mbesë.
2. bised. Grua shumë e moshuar kur i drejtohemi me nderim. - Gjyshe, a të ndihmoj me çantën?
Sin.: nënëgjyshe, nënëmadhe, nënëdajë, nëno, madhe, nunël.

MËMËLALË

MËMËLÁL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Gjyshe.
Sin.: nënëgjyshe, nënëmadhe, mëmëzonjë, nënëdajë, nëno, madhe, nunël.

NËNËGJYSHE

NËNËGJÝSH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Nëna e babait ose e nënës, gjyshe. Nënëgjyshe, tregoma një përrallë.
2. Nëna e gjyshes, stërgjyshe. Nënëgjyshja qëndrontekryesofrës.
Sin.: gjyshe, stërgjyshe, nënëmadhe.

NËNËMADHE

NËNËMÁDH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Nënëgjyshe. Nënëmadhen nuk e zinte gjumi nga meraku. Rrëfime rrëqethëse nga nënëmadhja ime.
Sin.: gjyshe, nënëgjyshe, stërgjyshe.

NËNËPLAKË

NËNËPLÁK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Nënëgjyshe, gjyshe. Nënëplaka 100-vjeçare.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.